Reklame:

Gruri ka sasi dhe cilesi te kenaqeshme per fermeret, por lageshtia mbetet e larte!

Ka filluar korrja e shirja e grurit ne rrethin e Lushnjes.

Prej gati nje jave kombajnat kane filluar te korrin grurin dhe fermeret ta pergatisin per te dorezuar ne piken e grumbullimit prane Miell Tirana ne Lushnje.

Administratori i kesaj pike Pellumb Tarelli shprehet optimist sa i takon sasise dhe cilesise se kokrres, ku ne krye qendron varieteti Victoria per peshen e saj dhe rendimenti qe kenaq fermeret mbi 60 kv per ha.

Fermeret kane filluar korrjen – shprehet Tarelli – Por gruri ka lageshtire me te larte sec kerkojne parametrat dhe kjo e ben te veshtire grumbullimin e tij, pasi lageshtira mbi 13 % do te krijonte problem ne silloze dhe gruri me lageshti krijon masa te medha te cilat behen pengese per funksionimin e paisjeve transportuese te grurit nga sillozi ne makineri transporti apo ne linjen e perpunimit dhe bluarjes.

Aktualisht Lushnja, pra “Miell Tirana” ka çmimin me te mire te grumbullimit te grurit.
Çmimi i grurit eshte 30 lek/kg ose 3,000 lek/kv.

Grabiani eshte i pari qe ka ndezur kombajnat dhe kombajneri Arti Prifti eshte i kenaqur se kohahe sezoni e justifikuan sherbimi me sasi dhe rendiment. Varietet e tjere kane kane mbetur ne sasite midis 45 – 50 kv per ha ne zonen e Terbufit.