Lengu i qepes eshte nje pije jo shume e perhapur dhe me shume mundesi e padegjuar.
Ky leng ka nje perdorim teresisht mjekesor fale vlerave te jashtezakonshme qe ka per shendetin e njeriut.
Ai eshte shume i pasur me fiber, vitaminat B6, C, flavonoide, kalçium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor.
Nje permbajtje e tille, e ben lengun e qepes ideal kunder njollave te moshes qe shfaqen ne lekure.
Si Te Perdorni Lengun e Qepes Kunder Njollave Te Moshes
Qepa permban sulfur dhe acide te rendesishme per lekuren.
Ekspertet keshillojne prerjen e qepes ne disa feta me te cilat mund te ferkoni zonat e njollosura.
Nje alternative tjeter eshte qe te perzieni nje luge gjelle me leng qepe me dy luge gjelle me mjalte.
Masken mbajeni ne lekure per 15 minuta.
Kjo kure duhet perdorur dy here ne dite.
Kura Te Tjera Natyrale Kunder Njollave Te Moshes.
Njollat e moshes mund te shfaqen ne zonat e fytyres, shpines, qafes, kraharorit, shpatullave e duarve.
Arsyeja kryesore e shfaqjes se tyre eshte kryesisht ekspozimi ne diell.
Lengu i Limonit
Acidi citrik tek limoni ka efekt zbardhues dhe eliminon qelizat e vdekura.
Ekspertet thone se mund te ferkoni njollat e moshes me feta limoni dhe pas 30 minutash ta shpelani lekuren.
Uthulla e Molles
Keshillohet perzierja e uthulles se molles me vaj ulliri dhe me pas aplikimi i saj ne lekure çdo dite.
Pas 20 minutash mund ta shpelani me uje te vaket dhe do te vereni se lekura do te jete e bute.
Rrika
Rrika eshte e pasur me vitamine C e cila ngadaleson prodhimin e melanines qe eshte pergjegjese per pigmentimin e lekures.
Ju mund ta grini nje cope rrike ne rende dhe ta perzieni me çerek filxhani me uthull molle.
Lerini perberesit per 2 jave dhe me pas kullojeni lengun.
Me te mund te lyeni lekuren tre here ne dite per te pakten nje muaj.
Kosi
Kosi eshte i pasur me acid laktik i cili eliminon qelizat e vdekura te lekures.
Kosin mund ta aplikoni direkt ne lekure dhe pas 20 minutash ta shpelani ate me uje te ftohte.
Nje alternative tjeter eshte qe te perzieni nje luge gjelle me kos shtepie me dy luge gjelle me tershere pluhur dhe nje luge çaji me leng limoni.
Kete masken mund ta vendosni ne lekure dhe ta mbani per 30 minuta dhe me pas ta shpelani me uje te ftohte.