Reklame:

Si ta dalloni nje shalqi te embel dhe te pjekur mire!

Sezoni i veres do te ishte i paplote pa nje prej frutave me karakteristikave te veres, shalqirin. Edhe pse shume prej jush nuk e kane blere akoma per kete sezon, besoj se e keni vene re qe ai gjendet pothuaj ne te gjitha stendat e tregjeve dhe marketeve.

Por si gjithmone, pyesni veten a eshte i pjekur apo jo ? Shume prej jush mund t’i besojne metodes klasike ”shiko, provo dhe bli”, por me truket e meposhtme do te mund te zgjidhni nje shalqi te embel pa u lodhur shume.

Nje nder gabimet qe bejne shume bleres eshte te perzgjedhin nje shalqi qe duket sa me i paster dhe me lekure te lemuar. Ne te vertete sa me e zverdhur dhe me shenja te jete siperfaqja, aq me i embel eshte shalqini.

Shume pak e dine, por edhe shalqiri ka gjini. Pikerisht siç e lexoni, ka shalqi mashkullore te cilet jane me te gjate dhe ne forme vezake dhe shalqi femerore qe jane te rrumbullaket. Kur te blini shalqi, hidhini nje sy edhe bishtit te tij, ky detaj i parendesishem ne pamje te pare ne fakt tregon pjekurine e frutave.

Ne qofte se ai eshte shume i gjelber shalqiri eshte ende i papjekur, ndersa kur eshte si i fishkur dhe i kafenjte keni qelluar ne shenje pasi do te hani nje shalqi te embel mjalte.