Reklame:

“Viti i mbare” i ullinjve ne 2018/Sa ton u prodhuan ne Berat, Fier e Vlore!

Viti 2018 mund të konsiderohet një vit i mbarë sa i përket prodhimit të ullinjve, edhe pse rekordet e prodhimit i përkasin një viti tjetër.

Referuar të dhënave të INSTAT, rezulton se në vitin 2018 u prodhuan 117 mijë e 573 ton ullinj, duke pësuar një rritje 9,04 %, krahasuar me një vit më parë.

Niveli më i lartë i prodhimit të ullirit u arrit në qarkun e Beratit me 37 mijë e 340 ton, pasuar nga qarqet Fier me 31 mijë e 496 ton dhe Vlorë me 15 mijë e 023 ton.

Sipas INSTAT, ndaj prodhimit total të ullirit, 79 % përfaqësohet nga ullinjtë për vaj dhe 21 % nga ullinjtë për tavolinë. (SCAN)