Ju e dini qe uji ju mban te hidratuar dhe te shendetshem. Por ajo qe ju nuk dini eshte fakti se, a duhet te pime uje nderkohe qe hame apo jo?
Ende behen shume debate ne lidhje me pirjen e ujit ne mes te ushqimit. Disa studiues thone se eshte e ndaluar te pish uje edhe te hash njekohesisht. Disa te tjere thone se, uji ul sasine e acidit ne stomak. Te tjere mendojne se krijon yndyre.
– Çfare ndodh me ujin dhe ushqimin ne stomak?
Procesi i tretjes fillon pikerisht kur ne jemi afer vaktit te te ngrenit dhe kur ne gjendrat tona krijohet peshtyme. Kur ne hame edhe pime ne te njejten kohe, i gjithe ushqimi shkon ne stomak.
Stomaku ka nevoje per 4 ore qe ta trese ushqimin. Uji nuk qendron shume me stomak, rreth 10 minuta dhe permes ushqimit te tretur nga ai, hidraton dhe largon mbetjet nga aty.
-Lengjet e trupit nuk e ulin aciditetin.
Nese stomaku e ndien se nuk mund te trese diçka, prodhon me shume enzima dhe rrit sasine e lengjeve ne stomak. Edhe nese ju pini nga nje gjysme gote uji, nuk ndikon fare ne uljen e aciditetit.
-Lengjet nuk ndikojne ne shpejtesine e tretjes!
Lengjet largohen nga trupi i njeriut me shpejt se ushqimi dhe, nese pini duke ngrene, nuk ju demtohet asgje. Perkundrazi keni lehtesim ne tretjen e ushqimit.
Studimet mjekesore tregojne se, ku nje njeri ndalon se ngreni per te pire uje, procesi i tretjes pushon. Edhe nese vendosni te pini çaj, leng portokalli ne vend te ujit, nuk ka asnje problem. As cilesia e ujit, i ngrohte apo i ftohte nuk ndikon, megjithese mjeket rekomandojne qe uji mos jete as i ftohte as i ngrohte, por me nje te mesme te arte.