Mandarina dhe portokalli mund te duken njesoj, por kjo nuk do te thote se ata jane te njejte.
Edhe pse portokalli klasifikohet ne krye te familjes se agrumeve, edhe pjesetare te tjere meritojne te njejten vemendje. Midis tyre eshte mandarina, qe ne fakt eshte nje varietet kinez.
Ka disa dallime te rendesishme mes dy frutave qe do t’ju ndihmojne t’i konsumoni edhe sipas dietes suaj:
Portokalli
Kur vjen puna per kalorite e portokallit, me bindje themi se ato jane te uleta. Ja pse ky frut eshte zgjedhur nga shume dietologe si pjese e sallatave dhe embelsirave qe perdorin. Portokalliet jane gjithashtu te medha, kur hahen te paperpunuara dhe mund te behen leng.
Nje portokall ka 60 kalori dhe pothuajse te gjitha vijne nga karbohidratet, duke perfshire niseshtene dhe sheqerin. Kjo do te thote se portokalli mund t’ju jape energjine e nevojshme per trupin.
Portokalliet jane gjithashtu te pasura ne fibra dietetike. Nje portokalli i plote permban 15 gram karbohidrate, te cilat mund t’ju ndihmojne per nje periudhe me te gjate kohe.
Fibrat e portokallit ju ndihmojne ne rregullimin e levizjeve te zorreve dhe per t’i mbajtur ato te shendetshme, ne menyre qe te shmangni kapsllekun. Perveç kesaj, portokalliet kane 1 gram proteina dhe me pak se 1 gram yndyre.
Sa per vitaminat, portokalliet kane vitaminen C, me te rendesishme per trupin, se bashku me vitamin te tjera dhe minarale. Portokalli eshte i pasur me antioksidante, rreth 70 gram ne total, duke ju dhene pothuajse 100 per qind te sasise se rekomanduar ditore te vitaminave.
Mandarina
Nese portokalli ka 60 kalori, mandarina permban vetem 47 kalori. Megjithate, kjo eshte per shkak te madhesise qe ka mandarina. Sa per karbohidratet, ato kane 12 gram, ose 3 tre gram me pak se ato te portokallieve.
Ata kane pothuajse te njejten sasi yndyrash dhe proteinash, me pak se 1 gram. Sa per fibrat, nisur nga madhesia, portokalli ka 3 gram, ndersa mandarina vetem 2 gram.
Mandarina jane gjithashtu te pasura ne vitamine C, por vetem 23.5 mg ne krahasim me portokalliet. Megjithate, ky fryt ka shume per te ofruar, duke perfshire betakarotenin dhe antioksidante te tjera.
Ndersa eshte e qarte se portokalliet kane me shume kalori se sa mandarina, kjo nuk do te thote qe ju duhet t’i shmangni ato dhe te preferoni vetem portokalliet.
Nese ju jeni ne nje diete, ose po kontrolloni peshen tuaj, mandarinat jane ne fakt nje zgjedhje shume me e mire, sepse kane me pak kalori.