Reklame:

Ushqimet qe kurojne dhimbjen e kokes

Keni vazhdimisht dhimbje koke dhe nuk dini si ta zgjidhni kete problem? Ka shume produkte natyrale per te parandaluar dhe lehtesuar dhimbjet e kokes. Eshte mire te dihet se ushqimi merr nje rol te rendesishem, madje edhe per sa i perket parandalimit. Disa ushqime mund te ndihmojne, veçanerisht nese vuani nga dhimbjet e vazhdueshme te kokes.

Ja disa produkte natyrale qe mund te perpiqeni te shtoni ne listen tuaj te blerjeve dhe t’i sillni ne tryezen tuaj me shpesh.

Patate

Dhimbjet e kokes ne disa raste shkaktohen nga nje mangesi kaliumi. Keshilla eshte pergatitja e çdo lloj recete me patate qe nga forma e purese deri tek patatet sallate ose te furres.

Shalqi

Ne shume raste, shkaqet e dhimbjes se kokes jane nga dehidratimi. Per kete arsye, mund te jete e dobishme te konsumoni ushqime te pasura me uje, siç eshte shalqini. Uji natyral i pranishem tek fruta dhe perime, si permban minerale esenciale si magnez per parandalimin e dhimbjeve te kokes.

Bajame

Bajamet jane nje nga burimet me te rendesishme te magnezit. Sipas eksperteve, magnezi eshte shume i dobishem per relaksimin e tensionit qe mund te ndikoje ne enet e gjakut dhe te shkaktoje dhimbje koke.

Farat e susamit

Farat e susamit jane te pasura me vitamine E qe permireson qarkullimin e gjakut dhe kjo eshte e dobishme, per te parandaluar dhimbjet e kokes, sidomos ato te vazhdueshmet.

Spinaqi

Spinaqi ndihmon ne uljen e presionit te gjakut dhe lehtesimin e dhimbjeve te kokes. Per te parandaluar dhimbjen, perdorni vazhdimisht gjethe te fresketa spinaqi, ne vend te sallates jeshile per te pergatitur sallatat tuaja.

Banane

Midis burimeve per parandalimin dhe luftimin e dhimbjes se kokes eshte edhe vitamina B6, e cila eshte e pranishme tek banane dhe qe ndihmon ne rritjen e nivelit te serotonines ne tru, duke ulur merzitjen dhe stresin. Kjo ndikon shume ne zvogelimin e ndjenjes se dhimbjes. Vitamina B6 gjithashtu eshte e dobishme ne parandalimin e lodhjes mendore.

Fara Lini

Farat e linit jane te lidhur me perfitime te shumta shendetesore per shkak te pasurise se tyre me Omega3. Keto substanca ndihmojne ne luften kunder migrenave dhe kane veti sheruese. Keshilla eshte qe te shtoni fara lini tek dritherat e mengjesit ose tek sallatat dhe supat tuaja.

Specat Djeges

Ata qe e duan shijen pikante do ta kene shume te lehte pasi specat djeges konsiderohen nje ushqim i dobishem per te luftuar dhimbjen e kokes. Efektet pozitive te specave djeges jane te dobishme jo vetem ne rastin e dhimbjeve te kokes, por edhe per dhimbjet e shpines ose te dhembeve.

Misri

Misri eshte tejet i dobishem per te parandaluar dhimbjen e kokes fale permbajtjes se vitamines B3. Kjo substance, ne fakt, mbeshtet funksionin e eneve te gjakut, qeteson nervat dhe ben mrekulli per dhimbjet e kokes.