Reklame:

Ja çfare duhet ngrene per nje hidratim te mire veror

Ushqimi që hani mund të ketë ndikim shumë të madh në mbajtjen në nivel të freskisë së trupit, gjë që ju duhet me urgjencë edhe këtë verë.

Një parim i rëndësishëm është që të kontrollohet apetiti dhe të ruhet balanca e temperaturës trupore. Shumica mendojnë se pijet tejet të ftohta janë të mirëpritura, por sigurisht që një ndryshim i tillë mes ambientit jashtë dhe atij brenda nuk i bën mirë trupit.

Prandaj është e këshillueshme që të zgjidhni disa nga ushqimet e mëposhtme për të filluar balancimin e gjithë kësaj nxehtësie të verës.

Nisur nga oriz, bukë thekre, qumësht, fruta të pjekura mirë, rrush, ananas, shalqi, pjepër, vishnje, keto zgjedhje jane te pagabueshme. Edhe perimet janë të mirëpritura, pasi ato rregullojnë sasinë e djersës së akumuluar. Perimet si brokoli, bishtajat, kungulli i njomë, dhe lulelakra, janë të mirëpritura për këtë stinë.

Edhe frutat e malit si mjedra dhe boronicat e kuqe shërbejnë si burim freskie.

Ushqimet që duhen shmangur

Për të krijuar ekuilibër të plotë në dietën tuaj, duhet të qëndroni larg kripës, piperit, uthullës dhe hudhrës pasi ato rrisin nxehtësinë në trup.

Edhe pse këto përbërës janë të mirëpritura në rrethana dmiri, aftësitë e tyre të nxehjes së trupit janë shumë më të forta gjatë verës.

Minimizoni perimet si speca të djegës dhe rrepkat, dhe zvogëloni sa më shumë ushqime të kripura, pasi ato mund t’ju shkaktojnë dehidratim. Sigurisht qëndroni larg nga erëzat djegëse, të tilla si xhenxhefili i thatë dhe kanella.