Reklame:

Nje e treta e vendeve të BE kane te njejten marke ushqimore, por me permbajtje te ndryshme

E keni pyetur ndonjëherë veten pse shija e një Coca-Cola në Mbretërinë e Bashkuar nuk është e njëjtë me atë të vendeve të tjera në Europë? BE ka gjetur se pothuajse një e treta e produkteve ushqimore të markës, në Bashkimin Europian, kanë etiketimin e njëjtë, ose të ngjashëm, por përmbajtje të ndryshme. Vendet e Europës Lindore janë ankuar dhe më parë se markat e mëdha shesin ushqim me cilësi më të ulët në tregjet e tyre.  Megjithatë, një raport i Komisionit Europian të hënën, ka thënë se nuk ka gjetur një ndryshim të dukshëm në vendet lindore dhe perëndimore.

Komisioneri hungarez Tibor Navracsics tha se ishte i lumtur që nuk kishte prova për një ndarje lindje-perëndim, por i përshkroi gjetjet si “të përziera”. “Unë jam i shqetësuar për zbulimin që një e treta e produkteve të testuara kanë kompozime të ndryshme, ndërkohë që janë të branduara në mënyrë identike apo të ngjashme”, tha ai në një deklaratë. Studimi në gati 1,400 mostra të 128 produkteve ushqimore në 19 vende të BE-së zbuloi se 9% e produkteve kishin etiketë identike dhe 22% etiketë të ngjashme, por përmbajtje të ndryshme.

Një nga shëmbujt e studiuar të produktit me paketim të ngjashëm ishte djathi Almette. Në kompozimin e tij u zbulua se ishin shtuar përbërës të tillë si qumështi i skremuar, në Republikën Çeke dhe Lituani, të cilat nuk rezultonin në Gjermani. Almette, e cila është prodhuar nga degët e Hochland, tha se i kushton rëndësi të madhe një ushqimi standard të njëtrajtshëm me cilësi të lartë në të gjitha filialet, në të gjitha vendet, por që të respektojë zakonet dhe kërkesat lokale të konsumatorëve, ka receta të pavarura për tregjet e ndryshme.

Dallime të ngjashme u gjetën në markën Coca-Cola, Fanta. Markat si Coca-Cola, Pepsi, Birds Eye, Persil dhe Ariel kanë hedhur poshtë pretendimet se ata shesin mallra me cilësi më të ulët në pjesë të tjera të Europës nën të njëjtën markë identike. Kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker e ktheu çështjen e markës ushqimore të dyfishtë një problem në vitin 2017.

Të hënën, Komisioni tha se do të sigurojë 1.26 milionë euro fonde për të ndihmuar vendet të përgatiten për një ligj të ri që do të rritë bashkëpunimin midis vendeve të BE mbi mbrojtjen e konsumatorit, i cili do të hyjë në fuqi në janar të vitit 2020. (SCAN)