Reklame:

10 ushqimet me te rrezikshme ne bote

Coldiretti është Konfederata Italiane e Kultivuesve dhe përbën shoqatën më të madhe të përfaqësisë dhe asistencës së bujqësisë italiane. Coldiretti ka përpiluar listën e zezë të 10 ushqimeve më të rrezikshme për shëndetin. Analiza tregon se në vitin 2018 ka rënë më shumë se një alarm në ditë për një total prej 398 njoftimeve të dërguara në Bashkimin Evropian gjatë gjithë vitit.

1.

Në krye të renditjes së Coldiretit për ushqimet më të rrezikshme në botë për shëndetin tonë është peshku nga Spanja. Arsyeja: përmbajtja e lartë e mërkurit (24 njoftime) dhe infektime nga krimbi i Anisakis (14 njoftime). Peshku spanjoll mbajti vendin e parë edhe në vitin 2017.

 

2.

Pas peshkut spanjoll, në vendin e dytë të renditjes së ushqimeve më të rrezikshme të përgatitura nga Coldiretti janë midhjet e gjalla që vijnë nga Franca. Arsyeja: prania e Norovirus, e cila shkakton të vjella dhe diarre (23 njoftime).

 

3.

Në renditjen e ushqimeve më të rrezikshme për shëndetin, të hartuar nga Coldiretti, në vendin e tretë është pula e importuar nga Polonia. Arsyetimi: Kontaminuar me Salmonella enterica (8 njoftime).

 

4.

Peshku francez është në vendin e katërt në renditjen Coldiretti të ushqimeve më të rrezikshme. Arsyeja: prania e krimbit Anisakis (8 njoftime).

5.

Lajthitë nga Turqia zënë vendin e pestë në renditjen Coldiretti të ushqimeve më të rrezikshme për shëndetin. Arsyeja: prezenca e aflatoksinave, substancat që konsiderohen kancerogjene (7 njoftime).

 

6.

Përveç peshkut, midhjet spanjolle gjenden në vendin e gjashtë në listën e zezë Coldiretti. Arsyeja: prania e bakterit Escherichia Coli (7 njoftime).

Nga rezultatet e analizave janë të dukshme garancitë më të mëdha të sigurisë – tregon Coldiretti – nga produktet kombëtare, ndërkohë që shqetësimet vijnë kryesisht nga importet.

Arsyeja shpjegohet nga raporti historik i Gjykatës Evropiane të 15 janarit të kaluar mbi “rreziqet kimike në ushqimin që konsumojmë”, që flet për tolerancat e importit dhe i kërkon Komisionit Evropian të shpjegojë “çfarë masash synon të miratojë” për të mbajtur të njëjtin nivel garancie për ushqimin e importuar në krahasim me atë të prodhuar në BE.

7.

Kikirikët nga Egjipti zënë pozicionin e shtatë në renditjen e ushqimeve më të rrezikshme të përgatitur nga Coldiretti. Arsyeja: prania e aflatoksinave (6 njoftime).

 

8.

Vendi i tetë në listën e zezë Coldiretti është mishi i ngrirë i importuar nga Brazili. Arsyeja: ndotja nga Escherichia Coli-Shigatoxin (6 njoftime).

 

9.

Vendi i nëntë në renditjen e ushqimeve më të rrezikshme të Coldiretit është zënë nga lajthitë nga Azerbajxhani. Arsyeja: prania e aflatoksinave (6 njoftime). Numri i prodhimeve agroushqimore nga jashtë BE me mbetje kimike të parregullta ishte 4.7% në krahasim me mesataren e BE-së prej 1.2%.]

10.

Pula nga Brazili mbyll renditjen Coldiretti të 10 ushqimeve më të rrezikshme në botë. Arsyeja: prania e Escherichia Coli-Shigatoxin (6 njoftime). Coldiretti thekson se në rast të një alarmi ushqimor shqetësimet kryesore përcaktohen pikërisht nga vështirësia e gjetjes së shpejtë të produkteve në rrezik për t’i larguar ato nga tregu, duke krijuar një rënie të besimit që shkakton ndërprerjen e përgjithësuar të konsumit dhe që shpesh ka dëmtuar padrejtësisht të gjithë sektorët ekonomikë me humbjen e vendeve të punës.