Reklame:

Siguria ne Plazhe dhe kordinimi institucional, shqeteson prefekturen Fier

Ne ambjentet e Qendres se Vizitoreve ne parkun Kombetar Divjake – Karavasta eshte organizuar nje takim pune mes institucioneve qe menaxhojne dhe kontrollojne Plazhin e Divjakes.

Takimi u organizua nen kujdesin e prefektit te fierit Baki Bala. Merrnin pjes bisnezmene, tregetare dhe operatore turistike te zones, shefi komisariatit Divjake Ervis Peza, Fatos veliu perfaqesues nga bashkia Divjake, Ardian Koci drejtor i AdZM-se Fier si dhe perfaqesues te AKU-se Fier.
Takimi kishte ne fokus garantimin e cilesise se sherbimit me qellim ruajtjen e jetes se pushuesve dhe turisteve gjate sezonit turistik.

Siguria ushqimore ne plazhe dhe siguria ndaj zjarrit ne strukturat pritese te turisteve, ishin dy pikat kryesore qe diskutuan pjesemarresit. Ne fjalen e tij prefekti Bala, pasi degjoi te ftuarit, beri me dije edhe nje plan masash si dhe la detyrat perkatese.

Paisja me mjetet e fikjes se zjarrit te hoteleve dhe lokaleve, krijimi i sigurise nga gropat septike dhe paisja me to e ambjenteve ku nuk egzistojne, kontroll dhe ndeshkim ndaj perdoruesve te mallrave ushqimore me rrezik e qe nuk ruhen e serviren ne kushtet e standartet e duhura, disiplinimi i mjeteve ne plazh dhe eleminimi i perdorimit te ambienteve publike nga persona te papergjegjshem si ne rere po ashtu edhe ne pjesen e pyllit.

Hunj te ngulur si kufij apo sende e objekte te tjera qe vetem pengojne dhe shemtojne turistet dhe pushuesit nuk do te tolerohen. Prefekti lajmeroi per ngritjen e nje grupi pune qe do ushtroje kontroll pas 1 korrikur ne keto lokale.

Ne rast se nuk do te gjenden paisjet e fikjes se zjarrit ne çdo hotel, lokal apo ambjent prites vizitoresh, do te mungoje sinjalistika e orientimit ne rast emergjence apo disa detyra te tjera, do te merren mas extreme deri ne mbylljen e aktivitetit te subjekti. U diskutuan edhe probleme te ndryshme qe shqetesonin biznesin per te cilat u lane detyrat sipas pergjegjesive perkatese.
Pergatiti: Fatos Daulle