Reklame:

Konsumi i mishit dhe produkteve shtazore eshte ne rritje / Analize nderkometare

Konsumi i mishit dhe produkteve shtazore është në rritje. Kjo është diçka e keqe për mjedisin, por një e mirë për shumë njerëz.

Gjërat ishin të ndryshme 28 vjet më parë, kur Zhou Xueyu dhe burri i saj u zhvendosën nga provinca bregdetare e Shandongut për në Pekin dhe filluan të shesin mish derri të freskët. Tregu bujqësor Xinfadi ku ata hapën dyqanin e tyre ishte atëherë në një zonë pak të rrahur të kryeqytetit. Vetëm në kohët më të ngarkuara të vitit, gjatë pushimeve, çifti mund të shiste mbi 100 kg mish në ditë. Në fillimin e bumit ekonomik të Kinës, derri ishte ende një luks për shumicën e njerëzve.

Zonja Zhou tani shet rreth dy ton mish në ditë. Mes të zhvillimeve të shpejta dhe të çoroditura, ajo shpjegon se si është rritur biznesi i saj. Tani ajo mbështetet në disa furnitorë nga provincat e afërta. Mishi udhëton përgjatë rrjetit të shkëlqyer të autostradave të Kinës nga Heilongjiang, në veri-lindore dhe Sichuani, në jug-perëndim. Tregu Xinfadi ka ndryshuar gjithashtu. Është 100 herë më e madh se kur u hap në vitin 1988, dhe tani gjendet brenda Pekinit, e cili është zhvilluar dhe shtrirë edhe më në periferi të tij.

Ndërmjet viteve 1961 dhe 2013 konsumatori mesatar kinez nga 4 kg dikur, aktualisht han 62 kg mish në vit. Gjysma e mishit të derrit në botë konsumohet në këtë vend. Politikat më liberale bujqësore kanë lejuar fermat të prodhojnë më shumë – ndryshe nga se ndodhte në vitin 1961 kur Kina po vuante eksperimentin e tmerrshëm në kolektivizim të njohur si “hap i madh përpara”. Por arsyeja kryesore që kinezët po hanë më shumë është thjesht se ata janë më të pasur.Në vendet e pasura njerëzit po bëhen më veganë, duke filluar që nga qumështi që hedhin çdo ditë mbi drithërat që konsumojnë në mëngjes.

Por në rang global tendenca është tjetër. Në dekadën 2007-2017 konsumi global i mishit u rrit me një mesatare 1.9 për qind në vit dhe konsumi i qumështit të freskët me 2.1 për qind – dy herë më shpejt se rritja e popullsisë. Pothuajse katër të pestat e të gjithë tokës bujqësore i janë të dedikuar të ushqimit të bagëtive, pa llogaritur kullotat, por vetëm kultivimit të kulturave bujqësore. Njerëzit kanë mbarështuar aq shumë kafshë për ushqim saqë biomasa e gjitarëve të Tokës mendohet të ketë katërfishuar që nga epoka e gurit.Edhe pse është bërë një hap të madh në pengimin e mishit të rritur në laboratorë, tendenca ka gjasa të vazhdojë.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), një agjenci e OKB, vlerëson se numri botëror i bagëtive të ripërtytshme (që do të thotë lopët, buajt, delet dhe dhitë) do të rritet nga 4.1 miliardë në 5.8 miliardë midis viteve 2015 dhe 2050, sipas një skenari normal biznesi. Popullata e pulave pritet të rritet edhe më shpejt. Pulat janë tashmë shpendët më të zakonshëm në botë, me rreth 23 miliard krerë të gjallë në këtë moment. Ndërkohë gjeografia e konsumimit të mishit po ndryshon. Vendet që çuan në rritjen globale të konsumit të produkteve shtazore gjatë dekadave të fundit nuk do të jenë më ata që do ta bëjnë këtë në të ardhmen. Shijet për mishin po ndryshojnë gjithashtu. Në disa vende njerëzit po lëvizin nga mishi i derrit tek delja apo viçi, ndërsa në vende të tjera viçi po i hap rrugë pulave. Këto ndërrime nga mishi në mish dhe nga vendi në vend janë po aq të rëndësishme sa modeli i përgjithshëm i rritjes.

Në shkallë planetare, rritja e mishit dhe e qumështit është edhe një problem gjigant mjedisor, ndonëse në nivel lokal, megjithatë, mund të jetë një ndihmë.Gjatë dekadave të fundit asnjë kafshë nuk është shtuar më shpejt se derri kinez. Prodhimi vjetor i mishit të derrit në atë vend është rritur më shumë se 30 herë që nga fillimi i viteve 1960, në 55 milion ton. Për të ushqyer legjionet e derrave Kina importon 100 milion ton sojë çdo vit, dy të tretat e tregtisë së këtij malli. Në vend është duke u ngrënë më shumë derri dhe qumësht dhe dietat kineze sa vijnë e ngjasojnë me ato perëndimore, të pasura me proteina dhe yndyra. Dhe kryesisht për shkak se dietat e tyre kanë ndryshuar edhe kinezët vetë kanë ndryshuar formën.

Në vitin 2010 një 12 vjeçar kinez në qytet ishte nëntë centimetra më i gjatë se një djalë i vitit 1985, kurse vajza mesatare shtatë centimetra më e gjatë. Djemtë sic shikohet janë rritur edhe më shumë.Prodhuesit e mishit në Kinës gjithashtu janë fryrë. Tre të pestat e derrave vijnë tashmë nga ferma që prodhojnë më shumë se 500 në vit, dhe Wan Hongjian, zëvendës presidenti i ËH Group Ltd, prodhuesi më i madh i derrit në Kinë, mendon se përqindja po rritet edhe pse sëmundjet janë pengesë. Ethet afrikane të derrave, një sëmundje virale fatale për derrat, megjithëse e padëmshme për njerëzit, kanë përfshirë Kinën dhe kanë dëmtuar rreth 1 milion krerë derra. Virusi është i egër dhe mund të çrrënjoset vetëm nëse fermat mbajnë higjienë të shkëlqyer. Prodhuesit më të mëdhenj ka të ngjarë ta bëjnë më mirë në këtë.

Kulmi për derrat- Kompanitë kineze të mishit të derrit janë duke marrë pjesët më të mëdha të një tregu që pothuajse duket se ka ndalur së rrituri. OECD vlerëson se konsumi i derrit në Kinë ka qenë pak a shumë i njëjtë që nga viti 2014. Gjatë dekadës së ardhshme parashikohet rritje me vetëm 1% në vit. Nëse një vend që ha aq shumë mish derri është duke iu afruar pikut të konsumit, kjo lë të kuptohet se do kemi një zhvendosje të madhe në popullatën globale të kafshëve. Derrat do të bëhen më pak të pranishëm në fermën globale. Sipas FAO, në vitin 2015 produktet shtazore kanë zënë 22 për qind të konsumit kalorik të një personi mesatar kinez. Kjo është shumë pranë mesatares së vendet e pasura (24 për qind). “Ndryshe nga dekada më parë, nuk ka më pjesë të mëdha të popullsisë kineze që nuk munden ende të konsumojnë mish”, thotë Joel Haggard nga Federata e Eksportuesve të Mishit. Dhe demografia ka filluar të ndikojë në kërkesë.

Popullsia e Kinës do të fillojë të bjerë për rreth dhjetë vjet. Vendi tashmë është duke u plakur, gjë që e ul konsumin e ushqimeve sepse të moshuarit hanë më pak se të rinjtë. Demografët e OKB-së projektojnë që midis 2015 dhe 2050 numri i 20 vjecarëve kinezë do të bjerë nga 231 në 139 milion vetë.Përveç kësaj, mishi i derrit ka konkurrentë të fortë. “Në të gjithë Kinën ka njerëz që hanë mish vici në McDonald’s dhe mish pule në KFC,” thotë Z. Wan. Një tjetër modë janë bërë restorantet ku klientët ushqehen me mish të gatuar në tenxhere që vlojnë në tryezë – dhe kjo po rrit konsumin e mishit të qengjit.

Vitin e kaluar, Kina arriti Brazilin duke u bërë tregu i dytë më i madh në botë pas Amerikës, sipas Departamentit të Bujqësisë së SHBA. Australia eksporton aq shumë viça në Kinë saqë Global Times, një gazetë shtetërore, ka sugjeruar të ndalohet tregtia e mishit nga Australia.Zhvendosja e konsumit nga mishi i derrit tek viçi në vendin më të populluar në botë është një lajm i keq për mjedisin. Për shkak se derrat nuk kërkojnë kullota dhe janë më efikas në konvertimin e ushqimit në mish. Kafshët e tjera  zakonisht janë shumë më pak efikase, edhe pse mund të kultivohen në mënyra të ndryshme. Edhe për shkak se lopët janë ripërtypëse, çlirohet metani, një gaz serrë i fuqishëm. Një studim i të dhënave të fermave amerikane në vitin 2014 vlerëson se, prodhimi i mishit të kafshëve të tjera kërkon tri herë më shumë ushqim sesa prodhimi i derrit dhe në të njëjtën kohë prodhon pothuajse pesë herë më shumë gazra serrë.

Vlerësime të tjera sugjerojnë se edhe ujë duhet të përdoret dy herë e gjysmë më shumë. Për fat të mirë, edhe sikur kinezët të shtojnë shijen për viçin, amerikanët po e lënë atë. Konsumi për frymë arriti kulmin në vitin 1976; rreth vitit 1990 viçi u barazua nga mishi i pulës që është mishi i preferuar i Amerikës. Akademikët në Universitetin Shtetëror të Kansasit e lidhën këtë me rritjen e angazhimit në punën e paguar të grave. Mes viteve 1982 dhe 2007, një rritje prej 1 për qind në shkallën e punësimit të femrave u shoqërua me një rënie prej 0.6 për qind të kërkesës për mish viçi dhe një rritje të ngjashme të kërkesës për pulën. Ndoshta gratë e punësuara e kuptojnë se viçi është më shumë problem për tu gatuar.

Ngrënia e mishit është rritur pak kohët e fundit, ndoshta për shkak se amerikanët ndihen më të pasur. Por pula mbetet mbreti.Një ndryshim i tillë është ndoshta më i madhi që mund të pritet në vendet e pasura përgjatë disa viteve të ardhshme. Pavarësisht parashikimeve për një “trazicion të dytë të të ushqyerit” drejt dietave me më pak mish dhe më shumë drithëra e perime, dietat perëndimore janë duke ndryshuar deri tani vetëm në detaje. Mishit është pak më pak popullor në disa vende, por pula po konsumohet më shumë; njerëzit po pinë më pak qumësht, por hanë më shumë djathë. BE parashikon vetëm një rënie të vogël në konsumin e mishit, nga 69.3 kg për frymë në 2018, në 68.7 kg në vitin 2030.

Së bashku, evropianët dhe amerikanët duket se nuk dëshirojnë as më shumë proteina të kafshëve e as më pak.Nëse Perëndimi është i ngopur dhe Kina po shkon në atë drejtim, atëherë nga vjen rritja? Një përgjigje është India. Megjithëse indianët ende hanë shumë pak mish – vetëm 4 kg në vit – ata pinë qumësht shumë më tepër, hanë më shumë djathë dhe gatuajnë me më shumë gjalp se më parë. Në vitet 1970 India filloi një “revolucion të bardhë”. Fermerët e qumështit u organizuan në kooperativa dhe inkurajoheshin të sillnin qumështin e tyre në qendrat e grumbullimit me tankera frigoriferikë. Prodhimi i qumështit u rrit nga 20 milion ton në vitin 1970 në 174 milion ton në 2018, duke e bërë Indinë prodhuesi më i madh të qumështit në botë. OECD parashikon që India do të prodhojë 244 milion ton qumësht në vitin 2027.

Ky lumë i prodhimit të qumështit është burim i krenarisë kombëtare por edhe një problem në vendin e qeverisur nga nacionalistët hindu.  Hindutë e mbajnë lopë për të shenjtë. Përmes ligjeve dhe skuadrave “mbrojtjes së lopëve”, janë bërë përpjekje për të ndaluar të gjithë indianët që të hanë mish viçi apo edhe ta eksportojnë atë. Kur lopët plaken, fermerët supozohet se i dërgojnë ata në shtëpitë e daljes nga gjiri të gjedhëve. Në fakt, fermerët indianë të prodhimit të qumështit duket se po bëjnë hapa që e rrëzojnë këtë “shenjtëri”. Kur lopët ndalojnë prodhimin e qumështit, ata theren dhe mishi i tyre ose konsumohet ose dërgohet në eksport. Pjesa më e madhe e tij shkon në Vietnam, pastaj në Kinë (shpesh në mënyrë të paligjshme, për shkak të frikës nga sëmundjet).

Por as kooperativat e qumështit indian, as fermat e mëdha të derrave në Kinë nuk përfaqësojnë të ardhmen e ushqimit. Për ta kuptuar këtë mjafton të shohësh një fermë të vogël të rritjes së pulave në lindje të Dakarit, kryeqytetit të Senegalit. Rreth 2.000 zogj shtrëngohen në një “kuti” të thjeshtë betoni me dritare të mëdha në mure, të cilat mbrohen me rrjetë teli. Edhe pse era fryn nëpër ndërtesë, jashtëqitjet e pulave lëshojnë një aromë amoniake që të shpon vrimat e hundës. Përreth toka është kafe e errët.

Pulat futen në një aparat të improvizuar të konëve prej çeliku për tu shkurtuar krahët, dhe therja e tyre bëhet thjeshtë me një thikë. Megjithëse kjo është një dukje primitive, ajo përbën një përparim të madh në krahasim me metodat tradicionale të bujqësisë në perëndim të Afrikës. Pulat që “rriten në seri” nuk ngjajnë aspak me zogjtë e  shumëllojshëm që mund të shohësh nëpër fshatra. Ata rriten në broilerë komercialë – krijesat e bardha kanë shumë oreks dhe rriten deri në 2 kg peshë vetëm për 35 ditë. Të gjitha vaksinohen kundër sëmundjeve infektive. Një veteriner, Mamadou Diouf, i kontrollon rregullisht (dhe penalizon fermerët nëse i therin para kohe).

Z. Diouf thotë se kur filloi të punojë në atë zonë, në vitin 2013, shumë fermerë refuzuan ta pranonin atë. Sipas statistikave zyrtare numri i pulave në Senegal është rritur nga 24 në 60 milion që nga viti 2000. Njerëzit që ikin nga fshatrat në qytete, kanë më pak kohë për ushqimet e shijshme tradicionale – të cilat përfshijnë peshkun, mishin e deleve ose të viçit, si dhe perimet e erëzat. Në vend të tyre ata hanë në lokale, ose blejnë ushqime që gatuhen shpejt. Në rrugët e Dakarit posterat reklamojnë “le poulet prêt à cuire”, të mbështjella me plastike. Fermat broiler janë aq produktive saqë pulat në supermarkete janë jo vetëm të përshtatshme, por edhe të lira.

Vegjetarianë prej hallit
Shumica e afrikanëve nën-saharianë pothuajse ende nuk hanë fare mish, qumësht apo peshk. FAO vlerëson se vetëm 7 për qind e dietave ushqimore të njerëzve përmban produkte të kafshëve, sa një e treta e përqindjes në Kinë. Kjo nuk ndodh si rezultat i ndalimeve fetare apo kulturore. Nëse produktet e kafshëve do të ishin më të lira, ose nëse njerëzit do të kishin më shumë para, ata do të hanin më shumë prej tyre. Richard Waite i Institutit Botëror të Burimeve, një think-tank amerikan, thekson se kur afrikanët lëvizin në vende të pasura dhe në restorante të hapura, ata kanë preferencë për menutë të mishit.

Megjithatë, ky kontinent “kursimtar” ka filluar të ndikojë në sistemin global të ushqimit. OKB mendon se popullsia e Afrikës nën-sahariane do të arrijë në 2 miliardë në mes të viteve 2040, nga 1.1 miliardë që është sot. Kjo do të çonte në një rritje të madhe të konsumit të mishit dhe qumështit, edhe nëse dietat e njerëzve mbeten të njëjta. Por nuk do të jetë kështu. Popullsia e Kenias është rritur me 58 për qind që nga viti 2000, ndërsa prodhimi i viçit është më shumë se dyfishuar.

Afrika tashmë importon më shumë mish në çdo vit se sa Kina, dhe parashikimet e OECD-së janë që importi të vazhdojë të rritet me më shumë se 3 për qind në vit. Por shumica e mishit të kontinentit ndoshta do të prodhohet në shtëpi. FAO parashikon që në vitin 2050 pothuajse dy nga pesë kafshët blegtorale në botë do të jenë afrikane. Numri i pulave në Afrikë parashikohet të katërfishohet, deri në 7 miliardë.

Kjo do ta tendosë situatën mjedisore. Megjithëse broilerat afrikanë dhe pula e serisë janë pak a shumë produktive sikurse pula kudo, kafshët afrikane janë më të këqijat në botë. Jo vetëm sepse ushqehen keq dhe vizitohen rrallë nga veterineri; por sepse shumë fusha ato trajtohen më shumë si depo pasurie sesa si prodhues ushqimorë. Afrika ka 23 për qind të bagëtive të botës, por prodhon vetëm 10 për qind të mishit të viçit në botë dhe vetëm 5 për qind të qumështit. Lorenzo Bellu nga FAO thekson se barinjtë në mënyrë rutinore prekin parqet kombëtare dhe tokat private në Afrikën lindore. Ai e ka të vështirë të imagjinojë se uria e kontinentit për mish do të furnizohet tërësisht duke e bërë bujqësinë më të efektshme. Pothuajse me siguri, shumë pyje do të priten. Pasoja të tjera do të jenë globale. Afrikanët nën-saharanë emetojnë sasi të vogla karboni, sepse përdorin pak energji. Përjashtuar Afrikën e Jugut, i gjithë kontinenti prodhon energji elektrike aq sa Franca. Por ushtritë e gjedhëve, dhive dhe deleve do të rrisin kontributin kolektiv të afrikanëve ndaj ndryshimeve klimatike globale, megjithëse jo për nivelet perëndimore apo kineze.

Njerëzit ndoshta do të bëhen më të shëndetshëm. Shumë fëmijë afrikanë janë të dobët (sidomos moshat e vogla) pjesërisht për shkak se nuk marrin mjaftueshëm Vitamina A. Mungesa e hekurit është shumë e zakonshme. Në Senegal një sondazh shëndetësor në vitin 2017 zbuloi se 42 për qind e fëmijëve të vegjël dhe 14 për qind e grave janë kanë anemi nga forma e moderuar në të rëndë. Trupat e dobët prej të ushqyerit dobësojnë edhe trurin.

Produktet e kafshëve janë burime të shkëlqyera të vitaminave dhe mineraleve bazë. Studimet në disa vende në zhvillim kanë treguar se dhënia e qumështit për nxënësit i bën ato më rezultativë. Hulumtimet e fundit në Kenian perëndimore rurale zbuluan se fëmijët që hëngrën rregullisht vezë u rritën 5 për qind më shpejt se fëmijët që nuk ishin ushqyer me to; qumështi i lopës kishte një efekt më të vogël. Por mishi – ose, më mirë, kafshët – mund të jetë gjithashtu të rrezikshme. Në Afrikë, pula shpesh lejohen të lëvizin brenda dhe jashtë shtëpive të njerëzve. Vezët dhe mishi i tyre duket se përmirësojnë shëndetin e njeriut; por bredhjet e tyre nuk bëjnë të njëjtën gjë. Një studim në  Gana konstatoi se anemia e fëmijërisë është më e zakonshme në familjet që mbajnë pula, ndoshta për shkak se ata mbajnë shumë sëmundje.

Dieta në ndryshim e afrikanëve gjithashtu krijon mundësi për bizneset lokale. Ndërkohë që qytetet rriten, njerëzit në ato qytete kërkojnë më shumë proteina shtazore, rrjetet e furnizimit kombëtar bëhen më të mëdhenj. Mbarështuesit e kafshëve, tregtarët, veterinerët dhe kompanitë e transportit shumëfishohen. Njerëzit nuk ushqehen më në forma tradicionale dhe fillojnë përdorimin e ushqimit komercial. Në Nigeri sasia e misrit që përdoret për ushqimin e kafshëve u rrit nga 300,000 ton në 1,8 milion ton përkatësisht në vitet 2003 dhe 2015.

Kjo është e dukshme në periferi të Dakarit, ku ndërtesat e fermave janë aq të mëdha sa vështirë se mund ti humbisni. NMA Sanders, një tregtues ushqimi për kafshë, shiti vitin e kaluar rreth 140,000 ton ushqime të pulave, nga 122,000 një vit më parë, thotë drejtori, Cheikh Alioune Konaté. Depot e grumbullimit janë plot me përbërës të papërpunuar: misër nga Maroku, Egjipti dhe Brazili; sojë nga Mali; ushqim për peshqit nga furnizuesit vendas. Mullinjtë kanë hapur shumë vende pune, nga punëtorët që mbushin paketimet me paleta ushqimore tek teknikët që drejtojnë sistemin kompjuterik apo menaxherët si Z. Konaté. Kamionët vazhdimisht hyjnë e dalin.

Shpesh thuhet se Afrikës nën-sahariane i mungon një bazë industriale, dhe kjo është e vërtetë. Vetëm një në 85 makineri prodhohet në Afrikë, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Prodhuesve të Makinave. Por të shikosh vetëm industrinë e teknologjisë së lartë, të orientuar nga eksporti prodhuesit e ushqimit të kontinentit gjithnjë e shumë po sofistikohen e zhvillohen, duke ju përgjigjur kërkesës urbane. Një Afrikë ideale do të ishte ajo që mbushte kontenierët me rroba dhe pajisje. Por tani për tani, ajo ka punë për të bërë që të mbushë barqet me mish. (SCAN)