Djathi është një ndër ushqimet të cilin sipas ekspertëve të shëndetësisë nuk duhet ta ndajmë nga vaktet tona ushqimore. Ky ushqim është e pasur me proteina, yndyrë, kalcium, vitamina dhe minerale të cilat i bëjnë kockat dhe muskujt më të fortë.
Tek djathi janë të përqendruar përbërësit më të mëdhenj të qumështit: vitaminat A, D, E dhe vitaminat e grupit B. Vitamina C nuk ka në djathë, sepse kjo vitaminë është e tretshme në ujë dhe mbetet në hirrë. Djathi përmban edhe proteina të çmuara, të cilat organizmi i njeriut nuk i prodhon vetë dhe të cilat janë të domosdoshme në jetën e përditshme.
Minerale të tilla si kalciumi dhe fosfori ka dhjetë herë më shumë në djathë sesa në qumësht (më së shumti ka në djathërat e forta), ndërsa te djathërat e tjera kjo ndryshon deri në katër a pesë herë. Përbërja e kaliumit është pothuajse e njëjtë si te djathi ashtu edhe te qumështi, ndërsa përqindja e natriumit varet nga kripa e shtuar.
Parandalon kancerin – Vitamina B që ndodhet në djathë forcon imunitetin e organizmit dhe ju mbron kundër sëmundjeve të ndryshme, përfshirë edhe kancerin.
Djathi ju ndihmon të humbisni si dhe te fitoni masë muskulore. Nëse dëshironi të humbni peshë është e rëndësishme të zgjidhni djathë me yndyrë të ulët. Gjithashtu djathi mbron ndaj dëmtimit të dhëmbëve –Djathi ka një sasi të lartë të kalciumit dhe të ulët në laktozës, e cila dëmton shëndetin e dhëmbëve. Shkencëtarët besojnë se djathi përmban acide yndyrore të ngopura të cilat e parandalojnë bllokimin e artereve.