Një dizajner britanik ka shpikur një mënyrë të re për të kultivuar erëzat brenda kuzhinës, mjafton të zgjasësh krahun lart për t’i kapur.
Vazo të kthyera me kokë poshtë, brenda të cilave rritet borziloku apo mentja.
Vazoja ka një lloj tape që pengon ujin të rrjedhë jashtë saj, kur bima ujitet.
Vazoja është e pajisur me një mbajtëse qeramike, e cila lëshon sasi të vogla uji herë pas here dhe duhet rimbushur një herë në dy javë.
Menjëherë pas prezantimit të risisë, kërkesat janë rritur në mënyrë të tillë që kompania Boskke planifikon rritjen e prodhimit të vazove.