Reklame:

AKZM se shpejti pjese e Bashkimit Nderkombetar per Ruajtjen e Natyres (IUCN)

Nga datat 1-3 Korrik po zhvillohet ne Roterdam Forumi Rajonal per Ruajtjen e Natyres, per vendet e Europes dhe Azise Qendrore e Veriore, i organizuar nga IUCN.

Drejtor i Pergjithshem i Agjencise Kombetare te Zonave te Mbrojtura AKZM-se, Zamir Dedej, po mer pjese ne kete takim duke kerkuar qe Agjencia te jete pjese e kesaj organizate, me e vjetra ne fushen e ruajtjes se natyres ku bejne pjese si perfaqesues te institucione qeveritare por edhe organizata te shoqerise civile.

Pritet qe AKZM-ja te behet pjese e IUCN-se ne muajin tetor. Ne kete takim z. Dedej u takua me znj. Grethel Aguilar, Drejtore e Pergjithshme (e komanduar) e IUCN-se, ku diskutuan per rritjen e bashkepunimit dhe fillimin e nje projekti per statistikat e turizmit ne hyrje ne vendin tone, duke mare shembull nga modeli ne Kosta Rika.

Gjithashtu ne ditet e ardhshme pritet te te kete takime me perfaqesuesit e zonave te mbrojtura te Izraelit per fillimin e nje bashkepunimi te ri, me Komisionin Boteror te Zonave te Mbrojtura, me pjestar te Kualicionit “Nature Capital”, etc.

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) është një Bashkësi e Anëtarësimit e përbërë në mënyrë unike nga qeveria dhe organizatat e shoqërisë civile. Ai u ofron organizatave publike, private dhe joqeveritare njohuri dhe mjete që mundësojnë përparimin njerëzor, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e natyrës.

Krijuar në vitin 1948, IUCN ka evoluar në rrjetin më të madh dhe më të larmishëm të mjedisit në botë. Ai shfrytëzon përvojën, burimet dhe arritjen e 1300 organizatave të saj anëtare dhe kontributin e  14,500 ekspertëve . IUCN është autoriteti global për statusin e botës natyrore dhe masat e nevojshme për ta mbrojtur atë. Ekspertët tanë janë të organizuar në gjashtë komisione të dedikuara për mbijetesën e specieve, ligjin mjedisor, zonat e mbrojtura, politikën sociale dhe ekonomike, menaxhimin e ekosistemit, arsimin dhe komunikimin.