Reklame:

Studiuesi shqiptar Gazmend Kapllani emerohet Kryetar i Studimeve Shqiptare ne Universitetin DePaule

Profesor Gazmend Kapllani, është emëruar Kryetar i Studimeve Shqiptare në Universitetin DePaul. Kjo është hera e parë që do të ekzistojë një program ndërdisiplinor i Studimeve Shqiptare në një Universitet Amerikan. Universiteti DePaul në Çikago, Universiteti më i madh katolik në Amerikë, është vendi ideal për të mirëpritur një gjuhë dhe kulturë të vogël me një zemër dhe traditë të madhe.

Kapllani, është shkrimtar, gazetar dhe studiues i lindur në Shqipëri. Aktualisht jeton në Boston dhe jep mësim për Shkrimin Krijues dhe Historinë Evropiane në Kolegjin Emerson.

Ai ka ka qenë hulumtues shkencor në institutin Radcliffe për Studime të Avancuara në Universitetin e Harvardit. Është autor i disa librave të përkthyer në disa gjuhë të botës të cilët janë të fokusuar tek temat e emigracionit dhe çështjen e pakicave, kufijtë, globalizmin, totalitarizmin etj.

Brumin e librave të tij, e gjen tek historia e jetuar e autorit, 20 vite në Greqi, tashmë prej 2012 ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.