Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle rigoroze në të gjithë vendin për garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik.
Sipas njoftimit, Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër ka kontrolluar në thertore e dyqane mishi, duke vendosur 2 gjoba me vlerë 190 mijë lekë si dhe ka bllokuar dhjetëra kilogram mish të pasigurt për konsum.
- Nga kontrolli i kryer në subjektin “G. Gj.”, Bërdicë, Shkodër, inspektim i kryer në kushtet e flagrancës nga ku u konstatua se subjekti ishte i pajisur me “NIPT” për tregtim të artikujve të ndryshëm ushqimor, por në kundërshtim me ligjin ushtronte aktivitetin e tregtimit të mishit i pa regjistruar nëQKB dhe pa miratim nga AKU. Gjithashtu gjatë kontrollit u konstatua një sasi mishi i varur në çengela të ndryshkur, pa vulë dhe pa çertifikatë veterinare, çka përbën shkelje të kërkesave ligjore.
Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:
a) Gjobë 140,000 lekë për tregtim të mishit nga subjekt i parregjistruar,
b) Gjobë 50,000 lekë për mosplotësimin e kushteve për tregtimin e mishit,
c) U bë bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit deri në rregjistrimin në QKB si dhe u bë bllokimi I produktit të konsideruar i pasigurtë për konsum me qëllim asgjesimin.