Reklame:

Informimi i konsumatoreve: Etiketa pasqyron sigurine

Njerëzit duan dhe kanë të drejtë të dijnë se çka konsumojnë. Rregullat e etiketimit të ushqimit e pohojnë këtë të drejtë.

Parimi fundamental i rregullave të UE për etiketimin e ushqimit është se konsumatorët duhet të marrin të gjitha informatat mbi përbërjen e prodhimit, prodhuesin, metodat e magazinimit dhe përgatitjen.

Prodhuesit dhe fabrikantët kanë lirinë e ofrimit të informatave plotësuese, mirëpo këto informata duhet të jenë të sakta, të mos mashtrojnë konsumatorët dhe të mos deklarojnë se artikujt ushqimorë mund të parandalojnë, trajtojnë ose shërojnë sëmundje të caktuara. Kërkesat e etiketimit vazhdimisht plotësohen për të pasqyruar avancimin e shkencës dhe ndryshojnë pritjet e konsumatorëve.

Nje nga ndryshimet eshte BSE (sëmundja e ‘lopëve të çmendura’): konsumatorët dëshirojnë të gjitha informatat maksimale lidhur me mishin e lopës që e blejnë. Etiketat e mishit të lopës tani duhet të shënojnë ku është lindur kafsha, ku është mbarështuar, ku është rritur, therrur dhe ku është prerë.

Konsumatorët gjithashtu duan të informohen nëse ushqimi përmban ndonjë prodhim të modifikuar gjenetikisht dhe të shohin nga etiketa nëse ndonjë përbërës ushqimor mund të shkaktojë ndonjë alergji — këto janë arsye plotësuese për ndryshimet e fundit. Nëse një ushqim përmban një prodhim të modifikuar gjenetikisht, ose nëse një prodhim me origjinë të materialit të modifikuar gjenetikisht ka qenë i involvuar në prodhimin e tij, atëherë etiketa doemos duhet ta përmbajë atë informatë.

Rregulla të veçanta zbatohen për artikuj të caktuar ushqimorë.

Për shembull, prezenca e kininës dhe kafeinës në ushqim duhet gjithashtu të shënohet qartë. Sfida e shenimit të rregullave bashkëkohore të etiketimit të ushqimit është balancimi mes informimit sa më të madh të konsumatorëve dhe shmangia e mbingarkimit të etiketës me informata që vështirësojnë leximin dhe kuptimin. Kuptimi i kërkesave ushqimore UE pohon se konsumatorët duan ushqim të sigurtë dhe njëkohësisht kërkojnë që i njejti të ketë vlera ushqyese. Për më tepër, vlerat e dobishme ushqyese janë gjithnjë e më të rëndësishme për politikën e shëndetit publik të UE.

Numri i njerëzve të shendoshe dhe obeze po shtohet dhe dieta e shëndetshme është element i rëndësishëm në ndryshimin e këtij trendi. UE nuk pretendon mikromenaxhimin e ushqimit që përdorin njerëzit ose imponimin e stilit të tyre të jetës, mirëpo ndihmon publikun europian në marrjen e vendimeve bazuar në informatat që i ofron vet UE dhe garanton besueshmërinë dhe mbështetjen shkencore të kërkesave. Puna e Komisionit Europian në këtë fushë përfshin definimin e kërkesave të pranueshme ushqyese (siç është përdorimi i termeve ‘përqindje e ulët e yndyrës’ ose ‘me përqindje të lartë të fijeve’) dhe themelimin e sistemit autorizues të kërkesave ushqimore.

Mbrojtja nga alergjitë dhe jotoleranca ndaj ushqimit Proporcioni i popullatës që vuan nga alergjia ose jotoleranca e ushqimit (kikiriku ose laktoza, për shembull) po shtohet gjithnjë e më tepër. Diku rreth 8% fëmijë dhe 3% të rritur tani vuajnë nga alergjia ose mospranimi i ushqimit. Etiketimi i klasifikuar ndihmon që kjo përqindje e njerëzve të shmangë përdorimin e artikujve ushqimorë ose përbërësve që provokojnë reagime. Në të kaluarën, nuk ka qenë e detyrueshme të shënohen përbërësit që përbëjnë më pak se 25% të prodhimit përfundimtar.

Nga viti 2005, doemos duhet të regjistrohen të gjithë përbërësit. Mund të ekzistojë numër i kufizuar i përjashtimeve nga ky rregull, mirëpo një përbërës i cili njihet si burim potencial i alergjisë ose mospranimit duhet të shënohet.