Te gjithe jemi gjendur ne situata kur e kemi gatuar me shume sesa duhet ushqimin, ose edhe me pak. Kjo mund t’ju prishe te gjithe vaktin, edhe nese behet fjale per nje perberes te vetem.
Keshtu qe eshte e rendesishme qe t’i gatuani siç duhet perimet, duke respektuar kohen e nevojshme dhe njekohesisht vlerat ushqyese.
Me poshte, do t’ju tregojme kohen e nevojshme per te ziere ne menyren e duhur disa nga perimet tuaja te preferuara.
Karrotat: Kur jane te prera ne copa duhet 8-10 minuta. Ndersa kur e zieni karroten siç eshte duhen 20 deri ne 30 minuta.
Fasulet: Nese i lini gjithe naten ne uje perpara se ti zieni, ju duhen vetem dy ore. Ne te kundert ju marrin 5-6 ore per ti ziere.
Lakra: Lakra e fresket do 5-6 minuta per t’u gatuar. Nese lakra eshte e ngrire do 5 minuta me shume kohe, pra 11 ne total.
Brokoli: Kerkon 4 deri ne 8 minuta per t’u ziere plotesisht.
Lule laker: Qe lule lakra te zieje siç duhet dhe te ruaj vlerat ushqyese kerkon 10-15 minuta kohe.
Misri: Kur misrat jane te njome dhe sezonal, duan shume pak kohe te zihen, 10 deri ne 15 minuta maksimumi. Ne rastet qe ato jane te thare kerkojne deri ne 2 ore kohe.
Patellxhani: Qe te zieje plotesisht, patellxhani kerkon 20 deri ne 30 minuta kohe.
Kungulli: I ndare ne pjese, kungulli do te pakten 15-20 minuta per t’u ziere. Ndersa i qeruar plotesisht kerkon vetem 10 minuta.
Specat: Mjafton 3 minuta kohe dhe specat kane ziere plotesisht.
Patatet: Nga 20 deri ne 25 minuta per te ziere.