Reklame:

Kultivimi i Kungullit ne fushe dhe ne sere

Vënd origjina e kungullit është Amerika. Sipas studimeve të bëra, është vërtetuar se kungulli është përdorur në Amerikë rreth 3000 vjet para erës së re. Ndërsa në Europë dhe kontinente të tjera, është sjellë pas zbulimit të kontinentit Amerikan dhe më pas ka marrë një përhapje të gjërë dhe të shpejtë në të gjithë botën. Tek Në mendohet së ka ardhur nga vëndet e Lindjes së Mesme.

RËNDËSIA DHE KLASIFIKIMI

Rëndësia ekonomike dhe vlerat ushqimore. Kjo bimë kultivohet në të gjithë zonat e vëndit tonë. Mendohet që sipërfaqja në këtë bimë në vëndin tonë, të arrijë në mbi 500 ha.

Kultivimi i tij bëhet në fushë të hapur, në tunele, shtretër, serra, etj. Kungulli ka një konsumim të gjërë, gjë që i kushtohet shijes së mirë dhe vlerave ushqimore që zotëron. Përdoret kryesisht në gjëndje të freskët.

Përmban, karotinë që në disa raste shkon në 34 mgr% dhe në placente 104 mgr, prandaj kjo bimë merr një rëndësi të madhe në të ushqyerit e femijve. ProteiNë 0.8 %, sheqer 2.9%, 1 kg frut të freskët, përmban 260 kalori. Eshtë ushqim dietik pasi ka inulinen që shkatërron diabetin.

Përmban vitaminë A, 16 mgr proteinë e tjerë. Pureja e përgaditur me kungull, rekomandohet të përdoret për kurimin e të semureve me ulceren. Përdoret gjithashtu në kurimin e disa sëmundjeve të melçisë, veshkave, rrugëve urinare, arteriosklerozes e të tjera. Kungulli i freskët përdoret me sukses edhe në djegjet, ekzemat, gervishjet e ndryshme e të tjera plagë.

Në vëndin tonë, ka kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e tij në fushë dhe në ambjente të mbrojtura. Kjo bimë sa vjen dhe po shtohet në sipërfaqe të hapura dhe në ato të mbrojtura.

 

Klasifikimi botanik dhe ekonomik. Nga klasifikimi botanik njihen 5 grupe botanike, nga të cilat 4 nga këto janë njëvjeçare dhe 1 është shumëvjeçare. Si të kultivuara, në vëndin tonë njihen 3 grupe si:

1 – Curcurpita pepa, e cila ndahet ne:

i) Curcurpita pepa varjetet Americana;

ii) Curcurpita pepa varjetet Turcia ose kungulli i gjellës, e cila mendohet të ketë ardhur nga Azia e Vogël;

2 – Curcurpita Moschata

3 – Curcurpita Maxima

Të trija këto lloje kultivohen në vëndin tonë.

 

Populacionet më të përhapura që kultivohen në vëndin tonë janë: 1 – Kungulli i gjellës me kultivarin e njohur ‘’I bardhi i gjellës’’; 2 – Kungulli dimërore, i cili klasifikohët në populacioNë si:

a) Cipë hollë, dhe në këtë grup njihen kultivarët “Kosova origjinal’’, “Dallma Bushat’’, “I madhi i Laknasit’’, “Dropulli,  “Oblika’’, etj.

b) Cipë trashë, dhe në këtë grup përfshihen; “Pjekes i kuq i Tiranës’’, “I pites’’, “I murmë’’,etj.

Dallimi praktik i formave të kultivuara të kungullit, verëhet në ngjyrën që merr fruti në momentin e pjekjes. Por dallimë të tjera janë:

i) Te grupi botanik Cucurbita pepo, petëlat e lules i ka me majë të ngritur dhe të zgjatur, ndërsa frutin e ka të zgjatur ose të rrumbullakëtt.

ii) Te grupi botanik Cucurbita maksima, petëlat e lules i ka të përhapura dhe të përkulura nga jashtë kur hapen. Frutin e kanë dy herë më të gjërë se sa të gjatë dhe me bisht të perbre me 4 – 5 qoshe të lemuar.

iii) Te grupi botanik Cucurbita moskata, petëlat e lules i ka të gjata, po ashtu edhe frutin e ka të gjatë dhe në formë comange. Bishti është me bisht me 4  – 5 qoshe të dhembezuara.

VEÇORITË BOTANIKE

Kungulli është bimë njëvjeçare, barishtore, me lule monoike. Sistemi rrënjor është shumë i zhvilluar aq sa ja kalon të gjithë bimëve të familjes së bostanore. Pjesa më e madhe e rrënjeve shtrihet në thellësinë 40 – 50 cm, ndërsa rrënje të veçanta dhe në specie të ndryshme, arrijnë deri në 8 m thellësi. Rrënjët e kungullit e vazhdojnë rritjen e tyre intensive deri në momentin e fillimit të pjekjes së frutit. Prandaj për kultivuesit del për detyre

që Shërbimet agroteknikë, krijimi i lagështirës së nevojshme, si dhe plehërimi sipas bilancit të plehërimit t’ja kushtojNë në maksimumin e duhur deri në këtë fazë.

Duke patur një sistem rrënjor të zhvilluar, bima e kungullit, mund të sigurojë lagështirën e nevojshme nga thellësite e nentokës dhe kjo bën të mundur t’i rezistoje thatë sires. Por kjo nuk do të thotë që kungulli nuk ka nevojë për ujitje. Kjo sidomos në kushtet e kultivimit në shteter apo tunele të ulëta plastike, lind nevoja e ujitjeve të shpeshta, me qëllim që frutat të rriten.

Kërcelli është zvarritës, me gajtesi nga 1 m për kungullin e njomë të gjellës, e deri në 10 – 12 m për llojet e kungujve dimërore. Kërcelli është me brinjë të theksuar dhe i  veshur me qime të ashpra. Në çdo nyje të kërcellit dhe në kushte të përshtatshme lagështie dhe temperaturë, mund të dalin rrënje adventive, të cilat rrisin fuqiNë e sistemit rrënjore.

Shumica e varjeteteve të kungullit janë me lule monoike të ndara veças, por në të njëjtën bimë. Gjithashtu ekzistojnë kultivarëqë kanë lule dyseksore. Bima lulezon 4 – 5 javë pas mbirjes. Të parat që dalin janë lulet mashkullore. Ato dalin zakonisht rreth 1 javë e madje edhe deri në një muaj para luleve femrore. Ato janë të pasura me polen. Më pas dalin lulet femrore. Të dyja llojet e luleve gjënden në degen kryesore.

Raporti ndërmjet luleve mashkullore me ato femëroret, është rreth 10:1. Lulet mashkullore janë më shumë theke. Lulet femërore janë rreth 2 herë më të mëdha se lulet mashkullore dhe me ngjyra më të ndezura e të shendritëshme, me qëllim që të tërheqin insektet për të realizuar pjalmimin.

Lulja femërore ka stil të trashë dhe me 3 kreza. Vezorja është veshur me një push të dendur. Krezat e pistilit të luleve femërore janë të afta të kapin polenin e luleve mashkullore me anë të insekteve. Poleni është fertil për 24 orë. Lulet femërore e ruajnë aftësinë pllenuese për 2 -3 ditë.

Hapja e lules femërore dhe mashkullore bëhet në orët e para të ditës (rreth orëve 6-9 para ditë) dhe qëndrojnë të hapura për 4 – 6 orë. Vezorja e sapo pllenuar fillon menjëherë të zmadhohet.  Shpejtësia  e  rritjes  është  në  përputhje  me  veçoritë  e  varjetetit  dhe  të agroteknikës. Fruti piqet 35 – 40 pas pllenimit, ndërsa për konsum të freskët, bëhet gati edhe brënda javës.

ARA

Farërat fillojnë të mbijnë në temperaruren 14 – 18 oC. Temperatura optimale e mbirjes është 20 – 26 oC, maksimalja është deri në 35oC. Lagështija ajrore duhet të jetë rreth 80 – 85%. Të grupi Cucurbita Pepa, pesha e 1000 farërave është rreth 200 – 440 gr. Në një kg farë gjënden rreth 2.500 – 5.000 farëra. Të grupi Cucurbita maxsima, pesha e 1.000 farërave peshon rreth 300 – 400 gr.  Në  një kg farë  gjënden 3.000 – 3.500 farëra.  Të grupi  Cucurbita moskata, pesha e 1.000 farërave është rreth 300 – 400 gr. Në një kg farë gjënden 3000 – 3.500 farëra.

Periudha e qetësisë pas vjeljes së farës është rreth 1 muaj. Fuqia mbirëse në kondita të mira ruhet deri në 4 – 5 vjet. Një frut kungulli mund të prodhoje 200 – 250 fara.

KËRKESAT PËR KLIMË DHE TOKË

Kungulli është bimë që don ngrohtësi në të gjitha fazat e zhvillimit dhe ka nevojë për shumë diell. Në toka që nuk teprohet me lagështirë, kjo bimë jep fruta të mëdhenj dhe të shijshem. Më shumë nevojë për dritë dhe temperaturë, kungulli ka në fazën e lulëzimit, frutifikimit dhe të rritjes së frutave. Në temperaturën 8 – 10 oC, bima e ndalon rritjen dhe në  0 oC dëmtohet plotësisht. Hijezimi në çdo fazë të zhvillimit të bimës, ndikon keq në lidhjen e frutave. Prandaj nuk këshillohet mbjellja në mes rreshtave të bimëve të tjera. Në mungesë të lagështirës në fazën e rritjes së kokrrave, bima për të ruajtur bilancin hidrik në trupin e saj bën vetekompensimin e bimës, duke hequr ujin nga frutat dhe duke e kaluar në trupin e saj. Kjo shkakton vyshkjen e frytave të sapolidhura dhe në një periudhe më të gjatë të pamjaftueshmerise së ujit në tokë, ndodh rrëzimin e tyre.

Kungulli ka shumë kërkesa për lagështirën, kjo sidomos në fazat e para deri në formimin e plotë të sistemit rrënjore. Kërkon toka të thella dhe të pasura. Më mirë shkon në tokat buzë lumejve. Parabimë të mira janë bishtajoret për kokërr, bimët prashitëse dhe perimet e familjeve të tjera botanike.

Temperaturat me optimale për rritjen dhe zhvillimin e kungullit janë:

Tabela 7. Vlerat e temperaturave optimale të kungullit

Periudha bimore Temperatura

(oC)

Lagështia

ajrore (Në %)

Lagështia e tokës

(Në %)

Mbirja 20 – 26 60 – 70 80 – 85
Nga mbirja e deri në dalje në fushë 22 – 28 60 – 70 70 – 80
Gjatë lulëzimit deri në pjekje 26 – 30 50 – 60 60 – 70

 

KULTIVIMI I KUNGULLIT

Kungulli kultivohet në kushte e fushës, në shtretër, tunele plastike, serra, etj.

Kultivarët më të rekomanduar për kushtet e serrave dhe të tuneleve plastike janë:

Splendor F1; Arlika F1; Suprema F1;

Përgaditja e tokës dhe të folesë bëhen duke ndjekur po ato parime si tek pjepri dhe shalqini.

Kërkesat për elementë ushqyes dhe plehërimi. Eshtë përllogaritur se në një kv prodhim të freskët të kungullit, kërkohen këto elementë:

i) N – 0.3kg lëndë aktive;

ii) P2O5 – 0.1 kg lëndë aktive;

iii) K2O – 0.55 kg lëndë aktive.

Për një rendiment më të lartë duhet të bëhen kalkulimet e nevojshme sipas kërkesave për 100 kg prodhim të freskët, dhe më pas të përcaktohen nevojat për dozat e plehërimit.

Përgaditja e farës ( dhe e fidanit) për mbjellje. Farërat duhet të jenë të pastërta nga ana gjenetike dhe mekanike. Ato duhet të jenë hibride ose kultivarëme aftësi të larta prodhuese dhe cilësore. Eshtë mirë që farërat të jenë të moshës njëvjeçare, pasi këto kanë energji dhe fuqi mbirëse më të lartë. Eshtë mirë që para mbjelljes, farërave t’i bëhet analiza e fuqise së mbirëse.

Fuqia mbirëse duhet të jetë mbi 95% dhe pastërtia mekanike mbi 99%. Për të siguruar një mbirje energjike dhe uniforme, para mbjelljes farërat duhet të trajtohen si tek pjepri. Farërat e trajtruara në këtë mënyrë duhet të mbillet në tokë ose kubike me lagështirë e temperaturë optimale për të mbire, në rast të kundërt do të shfaqen probleme në mbirje. Fara duhet të mbije për 5 – 7 ditë.  për çdo ha përdoren deri në 3 – 4 kg fare. Për çdo kubik vendosen 2 – 3 fara në thellësi 3 – 4 cm nga rrafshi i sipërm i kubikut.

Përgaditja e fidanit në kubik në krahasim me atë të mbjelljes së farës direkt në fushë ka këto avantazhe:

i) Lejon daljen në kohë të përshtatshme të fidanit në fushë;

ii) Rriten dhe zhvillohen fruta para filimit të temperaturave të larta të verës;

iii) Shpejton pjekjen rreth 7 – 10 ditë se sa mbjellja e drejtëpërdrejtë e farës në fushë;

iv) Ulët rreziku i prekjes ndaj sëmundjeve të hirit dhe të vrugut,

Dherishtja e kubikut të jetë e pasur me pleh organik dhe materiali të sigurojë shkrifmeri në çdo kohë të zhvillimit të bimës në kubik/modul. Kubiket duhet të jenë me përmasa 12 x 12 x 14 cm për ato të fushës dhe 14 x 14 x 16 cm për ato të serrave. Komponentët e pergatjes së dherishtes për kubik do të jenë si tek pjepri dhe shalqini. Mosha e fidanit në kubik të jetë rreth 22 – 25 ditëshe.

AFATET E MBJELLJEVE

Në rastin e kultiuvimit në fushë. Fidani parapërgaditet në kubik/module. Afatet më të mira të mbjelljes për varjatete të ndryshme në fushë të hapur, sipas një studimi të bërë nga IPP Tiranë për zonën e Ultësirës Perëndimore nga Shkodra e deri në Sarande, koha e hedhjes së farës në kubik duhet të jetë nga 25 Mars – 5 Prill dhe mbjellja në fushë e kubikut duhet të jetë nga 10 – 20 Prill. Po këto afate ruhet edhe për kungullin e dimërit.

Në zonën e ftohtë përgaditja e fidanave fillon rreth 1 muaj me vonë. Kungulli i gjellës mbillet edhe për prodhim të vonë dhe si vjeshtore. Në këtë rast bimët në fushë duhet të mbillen në

periudhën nga 1 Korriku dhe duar-duar deri me 15 Gusht.

Për mbjelljet në tunele apo në serra, përgaditjet e fidanit bëhen rreth 25 – 30 ditë me shpejt. Për të patur një vargezim sa më të gjatë nga fusha për zonat me klimë  Mesdhetare Bregdetare, rekomandohet një vargezim i tillë

Mbjellja bëhet në gropat e parapërgaditura, duke vendosur kubikun në 2 cm nën nivelin e sipërfaqes së ozhakut në rastin e mbjelljes së fidanit në fushë dhe rrafsh me sipërfaqen e oxhakut në rastin e mbjelljes së kubikut në sere. Në rastet kur mbillet direkt me farë, thellësia e vendosjes së farës nuk duhet të jetë më shumë se 2 – 3 cm thellësi dhe dheu sipër duhet të jate pak i ngritur për të evituar hyrjen sasive të mëdha të ujit të reshjeve ose të ujitjeve. Pas vendosjes së kubikut hidhet 1 – 2 litra ujë pe rte bërë lidhjen me tokën.

Prashitjet. Bëhen 2 capitje të oxhaqeve dhe 2 prashitje në rresht ose 2 e 3 frezime dhe kultivime në mes rreshtave në varësi të infeksioneve nga barërat e këqia dhe gjëndjes së shkrifmerise së tokës. Zbatohen pothuajse të njëjtat kritere si të bostanoret e tjera.

Krasitjet e gjelbërta (pincimet). Për kungullin e njomë të gjellës nuk bëhen krasitje, pasi llastaret janë shumë të shkurtëra dhe nuk degëz ojne. Ndërsa për kungujt dimërore veprohet në këtë mënyrë:

Prerja e majës në llastarin kryesor, bëhet në gjethen e 7 – 11 dhe në llastaret e rendit të parë, majat priten pasi janë lidhur 3 – 4 fruta. Krasitja në grupin e kungujve të dimerit është e domosdoshme, pasi këto frutifikojNë vetëm në llastaret e rendit të parë dhe vazhdojnë deri në llataret e rendit të tretë.

UJITJA. Si bime e vëndeve të nzehta, kungulli është rezistente ndaj thatë sires, por kjo deri në një fare masë. Kur lagështira e tokës zbret nën vlerat 60 – 80 % të aftësise ujëmbajtëse të saj, atëhere lind nevoja e ujitjeve. Nevojat me kritike për ujë janë në fazën e fillimit të shtrirjes së llatareve, në fazën e lulëzimit dhe të rritjes së frutave. Ujitja duhet të ndërpritet 10 – 25 ditë para se të fillojë vjelja e frutave të dimerit, ndërsa për kungullin e freskët ujitja të jetë e vazhdueshme, me qëllim që prodhimi i freskët të jetë i pandërprerë. Ujitja me pika është më ideale, ndërsa ujitja në formë shiu nuk këshillohet, pasi bimët preken nga shumë sëmundje kriptogamike.

PJALMIMI. Në serrat apo në tunele plastike, lind nevoja e pjalmimit më insekte. Prandaj është  e  domosdoshme  vendosja  e  koshereve të  bleteve, ose  hapja  e  tuneleve, hapja  e dritareve të serrave me qëllim lehtësimin e hyrjes së insekteve.

VJELJA DHE RUAJTJA. Kungujt e njomë të kultivarëve të gjellës vilen kur të kenë arritur peshën 180 – 200 gr. Ato e arrijnë këtë peshë 30-40 pas mbjelljes se fidanit dhe bëhen gati rreth 3-4 ditë pas pllenimit. Me qekkim që frutat të merren uniforme dhe pa kaluar madhësia mesatare e tyre, ato duhet të vilen çdo ditë madje edhe dy herë në ditë. Fruti duhet të ketë arritur madhësiNë 18 – 25 cm. Ato duhet të vilen me 4 -5 cm bisht, pasi bishti e mban frutin në gjëndje të freskët.

Për kultivarëtë kungujve të dimerit, vjelja bëhet në fazën e pjekjes botanike dhe pas vjeljes ato ruhen në hangare të shtruar me byk/tallazh deri në 10 cm lartësi. Frutat vendosen në 3 – 4 radhë njëri mbi tjetrin. Temperatura e ruajtjes duhet të jetë në vlerat 7 – 10 oC dhe lagështira ajrore deri në vlerat 60 – 70 %.