Reklame:

Pse duhet te hani salmon te eger dhe jo te kultivuar!

Peshku salmon eshte shume me vlere per shendetin tone. Vlerat e tij ushqyese, Omega 3 qe ai ka dhe vitaminat qe na mbajne te shendetshem.

Salmon i kultivuar, apo i eger, cilin duhet te hani?

Sipas disa studimeve, salmoni i eger eshte me i shendetshem, dhe i dobishem per organizmin.

Sot, shume nga salmonet qe ne hame nuk jane te eger, por rriten ne vaskat e peshkut.

Salmoni i eger, kapet ne vende te egra, si: liqen, oqean, lume etj.

Pse eshte me i dobishem salmoni i eger?

Sepse  ai ushqehet me ushqime te egra, qe gjenden ne mjedisin natyror, ndersa salmoni i kultivuar me ushqim te perpunuar dhe me yndyre te larte, ne menyre qe te rritet me shume.

-Salmoni i kultivuar eshte shume me i larte ne yndyre,  permban pak me shume Omega-3, me shume acide yndyrore Omega-6 dhe 3 here me shume sasi te yndyres se ngopur.

Shumica e njerezve sot po hane me shume Omega-6 se Omega-3 dhe ekuilibri delikat midis ketyre dy llojeve te acideve yndyrore eshte prishur shume.

Shume shkencetare kane spekuluar se, kjo mund te nxise rritjen e inflamacionit dhe mund te luaje nje rol ne shfaqjen e semundjeve kronike.

Ai gjithashtu permban me shume kalori, qe nuk eshte nje lajm i mire, per ata qe duan te dobesohen.

Vitamina C te salmoni i eger eshte ne sasi me te larte, pra nese ju do te hani salmon te eger do te keni nje zemer te forte, kocka te forta, zorre te shendetshme dhe tru te shendetshem. Gjithashtu, kaliumi, mineralet, zinku dhe hekuri jane ne sasi te larte, pra kjo e ben salmonin e eger peshkun me te shendetshem ne krahasim me ate te kultivuarin.

Pra, si perfundim,  nese ju do te hani salmon te eger, do te shmangni semundjet e zemres, do te reduktoni inflamacionin, do te keni tru me te shendetshem, do te luftoni kapsllekun, presioni i gjakut do te jete i ulet, arterie me te forta, dhe ritmi i zemer suaj do te qendroje normal.