Reklame:

40% e duhanit jashte kontrolli – Tregtaret, kunder ligjit te ri te duhanit: Dhoma te veçanta per cigaren elektronike

Rritja e akcizës së duhanit ka sjellë rritje të paligjshmërisë, ndërkohë që rreth 40% e sasisë nuk i nënshtrohet asnjë lloj kontrolli”. Denoncimi është bërë nga operatorët e këtij tregu, gjatë seancës dëgjimore për ndryshimet në ligjin e duhanit, që synon forcimin e masave, me qëllim reduktimin e duhan-pirjes.

Ndërkaq, grupet e interesit kundërshtuan ndalimin e cigares elektronike apo me ngrohje në ambientet e brendshme të lokaleve, duke kërkuar krijimin e ambienteve të posaçme. Por ky propozim u kundërshtua nga përfaqësuesit e ministrisë dhe OBSH-së, me argumentin se këto produkte janë po aq të dëmshme për shëndetin sa edhe cigaret me djegie.

Vendimi përfundimtar do të merret gjatë diskutimeve nen për nen të projektligjit të propozuar nga qeveria. (SCAN)