Reklame:

Ulliri Holli i Himares

HOLLI HIMARES   (Olea europaea L. Ssp. Sativa)

SINONIME:  Nisjot, Himara, Nisiot Bregu

Varietet  me  orgjine  ne  Himare  te  Vlores.  Destinacion  per  vaj.  Popullate mesatarisht te madhe. I perhapur ne bregdetin e Vlores (Himare, Vuno, etj). Varietet shume produktiv.

Pema shume e fuqishme, kurore me dege skeletore (R-I)

te hapura, degeza sekondare dhe degeza veshese shume te dendur dhe te varura. Degeza me ndernyje  mesatare (3-3,6 cm).

Gjethja ka forme eliptike me perkulshmeri, te perdredhura.  Nervature iponastike e gjate (L=64). Dhe e gjere (l=14.2). Raporti  L/l (4.5),  ngjyra e faqes se siperme jeshil- bronxi tipik, ne faqen e poshteme argjend-hiri.  Siperfaqja e madhe (657 mm²).

Luleria e perbere nga kranthe  mesatar-te gjate  (35).  Numuri i luleve ne kranth (21-23), pozicionuar sipas rendeve (1:12:10).  Strukture i gjate dhe i rralle. Forme panikul, me mbi 3 degezime.

Fruti ka ngjyre vere-violet, forme elipsiodale. Lehtesisht asimetrik.   Peshe te

vogel  (1.39 g). Mesatarisht i gjate (D=18.3), Diametri transversal maksimal, qendror (d=11.3) Raporti D/d (1.6). Forme e majes e mprehte. Forma e bazes e ngushte. Epikarpi i pluhurizuar me lenticelle te pakta.

Endokarpi ka peshe mesatare   (0.32g), Forme eliptik i zgjatur, lehtesisht asimetrik, i gjate (D=14.5).Pozicion i diametrit transversal maksimal apical, (d=6.3).  Raport D/d (2.3), Raporti Pulp/Endokarp, (3.3),  Siperfaqja e endokarpit e lemuar.  Numuri i brazdave fibroze te pakta (5.3).  Maje me sqep.

Kapaciteti rrenjezues minimal  ose zero. Koha e lulezimit e hersheme (5-15/V. Autosteril.Aborti i vezorit  mesatar (14).

Periudha e pjekjes e vonet, Dimer. Pjekja e shkallezuar. Forca e lidhjes se frutit  e forte. Koha e futjes ne prodhim mesatare. Pjelloria e madhe. Prodhimi lehtesisht kostant. 15-17% vaj. Vaji  me cilesi shume te larte. Rezistent  ndaj Cycloconium oleaginum, dhe ndaj Gleosporium olivarum. I ndjeshem ndaj te ftohtit. Rezistent ndaj thatesires dhe ndaj gelqeres.