Reklame:

Ulliri Kotruvs

KOTRUVS  (Olea europaea L. Ssp. Sativa)

Varietet me orgjine ne zonen e Beratit.

Destinacion vaj.

Popullate mesatare, i perhapur ne Berat, Patos dhe Mallakaster.

Pema e fuqishme, Bazamenti i trungut i madh (7.7 m), trung i rigjenerimit III. Kurore globoze me dege te shtrira, degeza te dendura dhe te varura.

Gjethja ka forme  eliptike, e rafshte, gjatesi mesatare (L=57),  te ngushta (l=11). Raport L/l   (5.2). Nervatura gjatesore e rafshte, jeshile e forte ne faqen e siperme dhe argjent-hiri ne anen e poshteme.   Siperfaqja   gjethore mesatare (503mm²).

Kranthi ka gjatesi (20-21). Numuri luleve/kranth mesatar (19-21), pozicionuar  sipas  rendeve (1:10:9). lule  te  vogla  4mm  te  bardha. Me Strukture kompakt dhe i shkurter.  Forme panikul.

Fruti ka ngjyre te kuqe te veres. Ka forme vezake, simetrik, ka peshe mesatare (2.3-2.5 gr. Gjatesia e frutit (D=17.6): Diametric transversal maksimal qendror (d=13.4).  Raport D/d (1.3). Epikarp  i pluhurizuar me lenticele te pakta.

Endokarpi ka peshe  mesatare (0.35g). Diametri (D=12.4), Diametric transversal maksimal qendror (d=7.1). raport D/d (1.7). Forme eliptike, simetrik, Numuri i brazdave fibroze   mesatare (8.3).  Raport Pulp/Endokarp (5.4).

Kapaciteti rrenjezues mesatar,Koha e lulezimit e hershme, (15-(20/V). Pjeserisht Autofertil, Abort vezori,  mesatar (24).  Koha e pjekjes  mesatare (vjeshte).

Pjekje  te  njekoheshme.

Force e lidhjes se frutit e dobet. Futet shpejt ne prodhim. Prodhim lehtesisht  konstant. 23-24% vaj.

I ndjeshem ndaj Cycloconium oleaginum,   rezistent ndaj Pseudomonas Sevastonoi, i ndjeshme ndaj Bractocera oleae. Rezistent ndaj te ftohtit, thatesires.