Reklame:

Xhenxhefili i jashtezakonshem, por me efekte anesore per disa njerez!

Rrenjet e xhenxhefilit jane nje nder bimet sheruese me me vlera qe ofron natyra dhe qe perdoren se shumti per shkak te shijes dhe potencialit qe mbartin. Megjithate, xhenxhefili eshte padyshim nje bime, perdorimi i se ciles duhet te behet me kujdes, pasi nuk eshte e pershtatshme per te gjithe. Por, a jeni ne mesin e njerezve, te cilet duhet te shmangin perdorimin e xhenxhefilit? Lexoni me poshte per ta mesuar…

Shume njerez mund te perjetojne permiresime te medha shendetesore nga perdorimi i xhenxhefilit, por kjo nuk eshte nje zgjedhje e mire per te gjithe. Ekzistojne disa rrethana ku xhenxhefili duhet te shmanget apo te konsumohet ne menyre te kufizuar.

Sipas WebMD, xhenxhefili mund te nderveproje keq me lloje te veçanta ilaçesh te rekomanduar per probleme shendetesore.

Njerezit diabetike, ata qe kane hipertension dhe çrregullime te koagulimit duhet te tregojne kujdes ndersa perdorin xhenxhefil si kure per semundje te tjera.

Njerezit qe marrin medikamente per koagulimin e gjakut

Xhenxhefili mund ta holloje gjaku, qe do te thote se mund te jete i papershtatshem per personat qe kane probleme te koagulimit ose kane çrregullime te gjakderdhjes. Perpara se te perdorni xhenxhefil keshillohuni me mjekun.

Njerezit qe mjekohen per diabet

Xhenxhefili ka tendence te natyrshme qe pakeson sheqerit ne gjak dhe per kete arsye eshte nje 8 erezat dhe barerat natyrore me te mire per diabetin e tipit 2. Per ata qe kane diabet dhe per para-diabetiket, qe e kontrollojne gjendjen e tyre vetem me diete, ky mund te jete nje lajm i mirepritur.

Megjithate, njerezit qe marrin ilaçe (te tille si Metformin ose ilaçe te ngjashem, apo perdorin insuline per rregullimin e sheqerit ne gjak) per diabetin duhen te jene vigjilente ndaj efektit te xhenxhefilit mbi sheqerin ne gjak dhe te diskutojne per perdorimin e xhenxhefilit me mjeket e tyre.

Njerezit qe perdorin ilaçe per tensionin e larte te gjakut

Disa ilaçe qe perdoren per te kontrolluar tensionin e larte mund te lidhen me xhenxhefilin, duke ndikuar ne uljen e presionit te qarkullimit te gjakut dhe/ose te ulin rrahjet e zemres ne nivele te demshme, duke rezultuar ne rrahje zemre te parregullta ose komplikime te tjera. Diskutoni me mjekun tuaj nese doni te perdorni xhenxhefil.

Xhenxhefili dhe guret e temthit

Njerezit me gure ne temth mund te perkeqesojne gjendjen e tyre shendetesore nese perdorin xhenxhefil.

Fshikeza e temthit ka nje strukture si qeske e vogel, e cila gjendet nen melçi dhe lidhet me te nga gypi biliar. Fshikeza e temthit vepron si magazinuese per bilen, e cila redukton yndyren e tepert ne zorre.

Kur konsumohet xhenxhefil ne sasi te medha, krijimi i biles mund te rritet dhe shkalla e madhe e kontraktimeve te temthit mund te acaroje guret ne temth dhe te beje qe te kalojne ne kanalet biliare. Nje gur i bllokuar ne kanalin biliar mund te shkaktoje semundje te renda qe mund te kerkojne nje operacioni urgjent.

Grate qe jane shtatzena dhe xhenxhefili

Ka disa shqetesime se xhenxhefili mund te ndikoje hormone seksuale te fetusit. Sipas U.S National Library of Medicine perdorimi i xhenxhefilit gjate shtatzenise eshte i diskutueshem.

Ka pasur edhe raste kur xhenxhefili eshte fajesuar si shkaktar per abort ne javen e 12-te te nje gruaje shtatznene, e cila çdo mengjes pinte xhenxhefil. Megjithate, hulumtimet ne grate shtatzena rekomandojme qe xhenxhefili mund te perdoret ne menyre te sigurte gjate oreve te mengjesit pa demtuar femijen.

Rreziku per keqformime ne foshnjat e grave qe marrin xhenxhefil nuk eshte me i madh se norma e zakonshme e 1% deri ne 3%. Gjithashtu nuk duket se perben kercenim per lindje te parakohshme apo per lindjes ne peshe te ulet.

Ka disa shqetesime qe xhenxhefili mund te rrise rrezikun e gjakderdhjes, prandaj disa specialiste keshillojne mosperdorimin e tij afer dates se lindjes se bebit. Ashtu si çdo ilaç i dhene gjate shtatzenise, eshte e domosdoshme qe te vini ne peshore avantazhin ndaj rrezikut. Para se te perdorni xhenxhefil gjate shtatzenise, flisni me pare me mjekun.