Reklame:

Divjake, Siguria dhe pastertia e plazhit shton pushuesit

Siguria ne Plazhe dhe kordinimi institucional, te paraqitura si proritete te prefektit ne takim me administratoret dhe operatoret lokale ne plazhin e Divjakes duket se dhane efektin e tyre.
Ne Parkun Kombetar Divjake – Karavasta eshte shtuar numri i vizitoreve, por me i madh eshte numri i pushuesve qe kane zgjedhur plazhin e Divjakes per te kaluar ditet e nxehta te korrikut.

Puna e organizuar mes institucioneve qe menaxhojne dhe kontrollojne Plazhin e Divjakes, vecanerisht e bashkise dhe punonjesve te policise Divjake kane rritur sigurine te pushuesit.
Rera e nxehte por e paster si dhe deti me nje shtrirje te pafund jane nje relaks i vertete per çdo grup moshe.

Te moshuarit ndihen te kenaqur nga aroma dhe freskia e pyllit shekullor me pisha. Bisnezmene, tregetare dhe operatore turistike te zones, shprehen te kenaqur nga fluksi i turisteve dhe vemendja qe ka pushteti vendor si dhe sherbimi shendetesor me qender ambulatore ne plazh.

Pushuesit nga te gjitha zonat dhe ata emigrante shprehen te kenaqur me rregullin e siguruar nga efektivet e komisariatit Divjake, por nga ana tjeter kane rezerva per mungesen e nje mjeti motorrik, skaf, ne raste emergjencash.

Kjo do te lehtesonte kalimin e nje gjeresie te madhe brezi ujor deri ne thellesite ku lahen pushuesit. Gjithsesi kjo nuk ka qene e nevojshme deri tani, por duhet pare si nje mase sigurie shtese ne rast nevoje” – shprehen emigrantet qe kane zgjedhur te kalojne pushimet me familjaret e tyre ne Divjake.
Pergatiti: Fatos Daulle