I BARDHI KRUJES: (Olea europaea L. Ssp. Sativa)
Varietet i vjeter me orgjine ne zonen e Krujes prej te cilit ka marre dhe emrin. Destinacion per vaj. Popullate mesatare-madhe. I perhapur ne Kruje. Pema ka fuqi mesatare, dege skeletore ne kende te gjera, degeza te dendura, gjysem te varura. Ndernyje te shkurtera deri mesatare, (1.4-2.1cm). Gjethja forme eliptike. Mesatarisht te gjata (L=52.7), gjersia e ngushte (l=10.1).Raport L/l (5.2). Nervatura gjatesore e rafshte. Jeshil i forte ne faqen e siperme dhe argjend ne faqen e poshteme.
Kranthi eshte i shkurter (L=19-21). Numuri i Lule/kranth i ulet (9) renditur sipas Nigond (1:6:2). Strukture kompakt i shkurter. Forme vile e cregullt.
Fruti ka epikarp te zi me tul te bardhe. Forme oval, asimetrik. Pesha mesatare (2,6), mesatar i gjatea (D=21.2): Diametri transversal maksimal qendror, (d=13.6): Raport D/d (1.5) Epikarp i pluhurizuar.
Endokarpi ka peshe mesatare (0.35g), i gjate, mesatar (D=11.8), diametri transversal maksimal qendror (d=5.6). raport D/d (2.1). Forma eliptike e zgjatur. Lehtesisht
asimetrik. Forma e bazes e ngushte. Ssiperfaqe e lemuar, Numuri brazdave fibroze te pakta (5.8)
Kapaciteti rrenjezues mesatarisht i larte (83). Koha e lulezimit e vone (1-5/VI) . Autofertil, Aborti vezorit mesatar (13%), Pjekje e vonet (dhjetor). e shkallezuar.
Forca e lidhjes se frutit mesatare.
Futet ne prodhim mesatarisht heret. Prodhim periodik.
Permbajtja ne vaj e larte (25-26%).
I ndjeshem ndaj Cycloconium dhe rezistent ndaj Bractocera oleae. Rezistent ndaj te ftohtit, thatesires dhe gelqeres.