KRYPS BERATI: (Olea europaea L. Ssp. Sativa)
SINONIME: Kokër Madh Berati, Kokër Madh Vlonjat
ORIGJINA: Prej zonës e Beratit. Popullatë mesatarisht të madhe.
Pema: e fuqishme, kurorë me degë në kende tehapura. Degëza të fuqishme, të dëndura, te varura. Kurora kupore globoze.
Gjethja: formë eliptike, e gjërë dhe e përdredhur,. Ngjyrë jeshile të fortë. Raport L/l (4.5). Sipërfaqja e madhe 698 mm².
LULJA: Kranthi i gjatë (28-33), ka 15-18 lule, ne 2-3 kate (1:13:9). Lule të mëdha 5-6 mm të verdha-bardhë. Pjeserisht autosteril, abort i vezorit mesatar (10-25%).
FRUTI: formë ovale, i gjatë (D=27.6), diametri transversal maksimal qëndror (d=21.7), raport (D/d=1,3), Frut simetrik. Pjekja e hershme dhe e shkallëzuar. Rezistenca e lidhjes së bishtit mesatare. Permbajtje e ulet vaji (17-18).
Endokarpi i madh, (0.69g), formë ovale, i gjatë (D=14,8), diametri transversal maksimal,qëndror ( d=7,8), raporti D/d=1,9. Numuri i brazdave mesatar (8,7). Raporti Pulp/Endokarp i madh (8,2).
PJEKJA: mesatarisht e hereshme (Nëntor).
Karakteristika teknologjike: Kultivar me prodhimtari të lartë dhe të përvitëshme. Hyn shpejte ne prodhim pas mbjelljes Ka pak vaj (17). Abort vezori mesatar. Perqindja e ulet rrenjezimi (35%) Kultivar me qëndrueshmëri mesatare ndaj Pseudomonas, I ndjeshëm ndaj Cycloconium dhe Bractocera.
PËRDORIMI: Tryezë.
ZONA E PËRH APJES: Berat, Lushnjë, Patos, Mallakastër.