Reklame:

Sa luleshtrydhe prodhon Shqiperia?

Luleshtrydhja, antioksidant i shkëlqyer dhe ...Biznesi i ëmbël i luleshtrydheve mbetet fitimprurës për fermerët. Viteve të fundit, në Shqipëri, një pjesë e konsiderueshme ka filluar t’i kultivojë për konsum vetjak apo familjar.

Megjithatë,  për të nxjerrësh të dhëna mbi prodhimtarinë e konsumit vetjak do të duhej që secili të ‘raportonte’ mbi produktet e veta, ndërsa, kur bëhet fjalë për konsum tregtar, shifrat janë të identifikueshme.

Sipas Instat, në vitin 2018, Rajoni i Fierit ka prodhuar  gjithsej, 4 mijë e 393 ton luleshtrydhe, për konsum brenda dhe jashtë vendit.

Edhe pse këto të fundit nuk janë prodhimtaria më e madhe e këtij qarku, sërish mbetet i vetmi që merret me kultivimin e luleshtrydheve në shkallë të gjerë.

Qarku i Fierit prodhon gjithashtu drithëra, grurë, misër, elb, foragjere, fasule, etj.

Nga bimët e arave, Instat tregon se në 2018, prodhimtaria më e madhe ka qenë ajo e foragjereve, me më shumë se 1.8 milionë ton.

(J. V./ SCAN)