Te mos kishte aromen e forte qe kerkon kohen e vete per t’u larguar, hudhra do te kryesonte ne perberesit e kuzhines.
Megjithate, edhe ashtu siç eshte, perdoret gjeresisht ne gatime dhe jo vetem. Ajo eshte cilesuar gjithnje si kuruese natyrale prandaj edhe njerezit e perfshijne ne kura te ndryshme popullore sepse i ben mire zemres, sistemit te gjakut etj.
Aroma e forte e hudhres vjen prej alicines, por ne Kine nuk duan t’ia dine. Mbajne per 30 minuta nje hudher ne goje, qe ne mengjes, sepse vlerat e saj ushqyese, permes peshtymes, pastrojne enet e gjakut. Pas 30 minutash, pa e pertypur, e heqin. Ne rast se ka ngelur pak nga aroma e saj, pertypni nje kokerr kafe apo nje dege majdanoz.