I BARDHI TIRANES: Olea europaea L. ssp.sativa
SINONIME: Karren
ORIGJINA: TIRANE
Pema: mesatarisht e fuqishme, dhe kurorë voluminoze. degë dhe degëza të dëndura, gjysëm të varura. Ndërnyje të shkurtëra (1.8-2cm).
GJETHJA: formë eliptike. Gjatësia e shkurtër (L=46), gjërsia e ngushtë (l=9). Raport L/l (5.1). Nervatura gjatësore e rafshtë. Ngjyre jeshil-hiri në faqen e sipërme. Gjethe me siperfaqe te vogel. (S=284mm²).
LULJA: Kranthi i shkurtër (19-21mm), Numuri i luleve i ulët (9-11), (1:7:3). Strukturë kompakt i shkurtër. Formë vilë e cregullt.
FRUTI: bërthokël me epikarp i zi me tul të bardhë, lenticele të shumta. Forme vezak, forme dardhe. asimetrik. Peshë mesatare (2,4g), Gjatësi mesatare (D=21.5): Diametri transversal maksimal, qëndror (14.6): Epikarp i pluhurizuar me lenticele të shumta.
Endokarpi: peshë mesatare (0.31g), mesatar i gjatë (D=13.9) i ngushtë (d=6.4). Raport D/d (2.2). Rap.Pulp/Endokarp (6.9). forma eliptik i zgjatur. Lehtesisht asimetrik. Forma e bazës e ngushtë. maje konike sipërfaqe e lëmuar, Numuri brazdave fibroze të pakta (6,7)
PJEKJA: Pjekje të vonëshme dhe të shkallëzuar. Rezistenca e lidhjes së bishtit mesatare.
Karakteristika teknologjike: Rendiment dhe cilesi te larte vaji, prodhim i theksuar periodic. Kapacitet i larte rrenjezimi, (85), abort mesatar, futet vone ne prodhim pas mbjelljes.
Shumë i ndjeshëm ndaj Cycloconium oleaginum dhe rezistent ndaj Bractocera oleae. Rezistent ndaj të ftohtit. Rezistent ndaj thatësires. Rezistent ndaj gëlqeres.
PËRDORIMI: I Dyfishtë. Ka 25-26% vaj
ZONA E PËRH APJES: I përhapur në Tiranë.