Reklame:

Ulliri Kaninjot

KANINJOT : Olea europaea L. ssp.sativa.

SINONIME:  Kalinjot, Ulli Kanine

ORIGJINA: KANINA. Ka popullatë të madhe

Pema: E fuqishme,  kurorë me degë të hapura, anësore dhe vertikale. Degëza të fuqishme e të dendura.  Kurora  konike ne poli konike. Disa forma kanë tendencë vertikale.

GJETHJA: KA formë eliptike, jane të gjata (L=63), të gjëra (l=13). Raport L/l  (4.8). kane  ngjyrë jeshile e hapur në faqen e sipërme dhe të hirtë-argjëndi në faqen e poshtëme.   Sipërfaqja   mesatare 555 mm². Këndi apikal dhe bazal i gjethes i ngushtë.

LULJA: Lulëzimi i bollshëm, lulet hapen në javën e tretë të muajit maj. Kranthi i gjatë 35 mm, ka mesatarisht 18 lule (1-10-7). Pjesërisht autofertil, abort i vezorit (18%).

FRUTI: KA formë sferike-lehtësisht oval. Gjatësia mesatare (D=21.7), diametri  transversal  maksimal  qëndror  (d=19.9) raport  (D/d=1.09), eshte simetrik. Rezistenca e lidhjes së bishtit mesatare. Fruti ka 26-28% vaj.  Raporti Pulp/Endokarp (P/E-7,5).

Endokarpi ka peshë mesatare (0.43g), formë vezake, i gjatë (D=12.7), diametri transversal maksimal qëndror (d=6.9), raport (D/d= 1.8). Numuri i brazdave mesatar (7.3)

PJEKJA: Dhjetor, ka pjekje të vonëshme dhe të shkallëzuar. Rezistenca e lidhjes së bishtit mesatare.

Karakteristika teknologjike: rendiment te larte vaji (27-28), vaj i cilesise maksimale, prodhim periodik. aftesi maksimale rrenjezimi (95), abort mesatar, futet vone ne prodhim pas mbjelljes.

Kultivar me qëndrueshmëri ndaj të ftohtit. I ndjeshëm ndaj Pseudomonas dhe  Cycloconium. Mesatar ndaj Bractocera.

PËRDORIMI: Vaj dhe Tryeze. Ka 27-28% vaj

ZONA  E  PËRH APJES: Vlorë,  Sarandë,  Delvinë,  Mallakastër,  Fier, Lushnjë, etj