Ka nisur dje procesi i dezinsektimit ne zonen e Parkut te Divjakes, pjese e se ciles eshte edhe plazhi.
Per afro 4 ore ka zgjatur procesi i trajtimit dhe kjo eshte bere gjate nates per te mos krijuar panik apo efekte anesore ne zonat me popullate e pushues.
Perfaqesues te Sherbimit Shendetesor Paresor kane ndjekur ecurine dhe pare efektin mbi kolonite e mushkonjave dhe larvave.
Agresiviteti i mushkonjave si dhe shqetesimi ne rritje i pushuesve dhe vizitoreve, duket se detyruan autoritetet me te larta shendetesore ne vend qe te marin masat e duhura.
Ministria e Shendetesise ka urdheruar drejtorite perkatese, duke e shoqeruar procesin me gjithe suportin njerezor e financiar.
Situata e dezinfektimit eshte monitoruar nga drejtori i shendetit publik Lushnje z Pjerin Vogli.
Sipas z. Vogli kontrollit ne zonen e dezinfektuar ka per qellim vijueshmerine e procesit dhe monitorimin e kolonive te mushkonjes deri ne muajin tetor. Çdo zhvillim do te monitorohet dhe do te jete orientues per vazhdimsine e fushates deri ne fund te saj!
Pergatiti: Fatos Daulle