Reklame:

Mbrojtja nga pesticidet, emergjence per ndergjegjesim te fermerit

Buqësia në Lushnje Pa Pesticide dhe Pa ndotje“, është projekti më i ri i organizates Mendime dhe Iniciativa te Lira (MIL) në Bashkinë e Lushnjes.

Me një rrjet te gjerë të rinjsh nga të gjitha njesite administrative te rrethit te Lushnjes shoqata po kryen zbatimin e ketij projekti duke ndergjegjesuar te gjithe fermeret dhe prodhuesit bujqesor qe mos te perdorin pesticide apo kimikate te tjera te cilesuara si te demshme per shendetin e njeriut.

Kryetarja e shoqates MIL Ermelinda Myzeqari e ftuar ne emisionin  Agronews ne radio Lushnja nen moderimin e gazetarit Shkelqim Bylykbashi ka treguar per veshtiresite dhe rezultatet ne punen e saj per sensibilizimin e fermereve dhe edukimin e te rinjve ne bujqesi.

Pjeserisht jemi te kenaqur, kemi vertetuar konkretisht me perimet qe ne vet kemi mbjelle dhe rritur pa kimikate dhe pesticide se mund tja dalim te rrisim fruta te shendetshme per veten tone.

Por veshtiresia qendron tek disa fermere te cilet na mbyllnin dyert kur shkonim tek serat e tyre apo te tjere qe nuk pranonin te bisedonin per perdorimin e pesticideve. Ata duhet te shohin dhe te kuptojne se semundjet kancerogjene ne vendin tone jane shtuar me shifra te frikshme dhe kjo ne pjesen me te madhe si pasoje e ushqimeve qe ne rrisim dhe konsumojme.

Ndërhyrja jonë në këtë betejë për ushqime të pastra, për toka bujqësore të pa ndotura, është në përmasa të një nisme qytetare që sensibilizon duke vepruar dhe duke dhënë shembullin konkret se si të mos ndotësh por të prodhosh… kjo është detyrë dhe mision për njeriun që e do jetën në këtë tokë, e vetmja që kemi! –  shprehet Znj. Myzeqari ne emisionin Agronews.