Reklame:

Ulliri Freng

FRENG: Olea europaea L. ssp.sativa

SINONIME: ska

ORIGJINA: KRUJE

Pema: ka fuqi mesatare,  kurorë kupore e lirë,  degë dhe degëza mesatarisht të rralla. Ndërnyje  shumë të shkurtëra (1.3cm).

GJETHJA: formë  eliptike. Gjatësia mesatare (51,4),  gjërësi  mesatare (11,9), nervaturë të rrafsht.  Ngjyrë   jeshile e fortë në faqen  e sipërme. Raport L/l  (4.3). Ka sipërfaqe gjethore mesatare (446 cm²).

LULJA: Kranthi i shkurtër (17). Numuri i luleve i ulët (11) sipas Nigond (1:7:3).  Strukturë kompakt, i shkurtër. Forme panikul.

FRUTI: ngjyre të  zezë. Forme oval,  lehtësisht asimetrik. Peshë mesatare (2.28),   mesatarisht i gjatë (20.7). Diametri transversal maksimal qëndror i madh  (14.4). Raport D/d  (1.4).   Epikarp i pluhurizuar dhe me lenticele mesatare-pakta.

Endokarpi peshë mesatare (0.38), endokarp i gjatë (D=14.5), diametri transversal maksimal, apikal (d=6.6)  Raport D/d (2.2). Formë eliptik i zgjatur, baze e ngushte me maje, maje rrethore, lehtesisht asimetrik, Sipërfaqja e endokarpit   e lëmuar. Numuri i brazdave fibroze   mesatare (6.6). Raport Pulp/Endokarp (5).

PJEKJA: ka pjekje të vonëshme dhe të shkallëzuar. Rezistenca e lidhjes së bishtit mesatare.

Karakteristika teknologjike: ka prodhim periodic, rendiment të lartë vaji,  cilesi  shume  te  larte  vaji,  i  përshtatshëm  për  ullishte intensive.Abort mesatar, aftesi maksimale rr enjezimi (94).

I ndjeshëm ndaj Cycloconium oleaginum, Rezistent ndaj Pseudomonas Sevastonoi, dhe Bractocera oleae. Rezistent ndaj të ftohtit dhe ndaj thatesirës.

PËRDORIMI: Vaj. 26% vaj në frut.

ZONA E PËRH APJES: Kruje dhe Tiranë