Reklame:

Ushqimet demtohen ne diell/ Patatet krijojne solanine, nje kimikat toksik per njeriun

Patatet në asnjë mënyrë nuk duhet të shiten në rrugë apo në tezga ku preken nga rrezet e diellit. Sipas Sokol Stafës i cili është ekspert i sigurisë ushqimorë, brënda patates prodhohet një toksinë e rrezikshme që e ka emrin solaninë.

“Në momentin që e ekspozojmë pataten në dritë të diellit atëherë krijohet klororfil brenda ose poshtë lëkurës së patates. Ky lloj klorofili krijon solaninë, e cila është shumë toksike”- tha Sokol Stafa, ekspert i sigurisë ushqimore.

Po sa kohë duhen solaninës që të shfaqet në patate?

“Nëse patatja qëndron në raftet e ekspozuara në diell për një kohë rreth 3-4 ditë në produkt fillon e shfaqet ngjyra jeshile e cila do të thotë se po prodhohet toksina solanina”- tha Sokol Stafa, ekspert i sigurisë ushqimore.

Kjo toksina është tepër e rrezikshme, pavarësisht kësaj patatet jeshile i gjen në çdo tezge ku ka diell.

“Simptomat e para të kontaminismit me solaninë është diarreja, dhimbja e stomakut dhe pulsim të ngadaltë. Nëse solanina konsumohet në masë mund te shkaktoje edhe vdekje”- tha eksperti.

Ndryshe nga eksperti i sigurisë ushqimore, i cili thotë se patatja jeshile nuk duhet të konsumohet, për tregtarët kjo patate helmuese është një ushqim i shëndetshëm. (TOP CHANNEL)