Reklame:

Femijet dhe edukimi i tyre me bujqesine

Mosha mesatare e fermerëve në mbarë botën po rritet dhe bujqësia duhet patjetër të bëhet tërheqëse edhe ndaj të rinjve apo kapaciteteve të lira profesionale. Kjo është një sfidë botërore: gjysma e fermerëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 55 vjeç e më shumë.

Në Shqipëri nga 5 familje te varfra, 4 jetojnë në zonat rurale, ndërkohë që sektori bujqësor ofron potenciale të mëdha punësimi dhe te ardhurash.

“Eksodi i të rinjve të cilët banojnë në zonat rurale do të thotë më pak fermerë te vegjël në të ardhmen, gjë që do të ndikonte në ndryshimin drastik të profilit të bujqësisë,” thotë një studim i Institutit Ndërkombëtar për Mjedis dhe Zhvillim (IIED).
Rritja e aksesit në edukim dhe format e reja të bizneseve bujqësore i bëjnë të rinjtë një forcë thelbësore për inovacion në fermat familjare, rritjen e të ardhurave nga puna në këtë sektor dhe mirëqënies për fermat dhe komunitetet lokale.

Të rinjtë mund ta transformojnë sektorin bujqësor duke u edukuar dhe duke u afruar qe ne femijeri me bujqesine.
Shoqata MIL ne Lushnje e drejtuar nga Znj. Ermelinda Myzeqari ne zbatim te projektit te saj per nje bujqesi pa pesticide ne Lushnje, ka implementuar edhe edukimin dhe njohjen e femijeve me bujqesine. Konkretisht ne nje ambjent ne oborrin e kopshtit nr. 2 ne Lushnje antaret e shoqates MIL bashke me femijet e ketij kopshti kane punuar token dhe kane mbjelle aty perime te ndryshme. Pas nje kujdesi per disa muaj perimet u rriten dhe dhane edhe frutat e para.
Kane qene vete femijet e Kopshtit nr. 2 te cilet kane vjelur keto fruta BIO. Kjo eshte nje menyre se si ti edukojme dhe ti nxisim femijet per te qene te prirur drejt bujqesise por mbi te gjitha drejt nje bujqesie BIO.


Nje ide te tille e ka deklaruar e specialisti i bujqesise prane Doni Fruits z. Kujtim Haxhihamza ne studion e radio Lushnja ne emisionin Agronews. Haxhihamza u shpreh se Maqedonia eshte nje nga vendet qe aplikon nje metode te tille dhe kjo ka qene rezultative. Edukimi duhet nisur qe tek femijet e kopshteve duke qene prezent ne pergatitjen e tokes, mbjelljen e perimeve, rritjen dhe kujdesin qe duhet si marjen e rezultatit, vjeljen e frutave.