Reklame:

Terbohet moti ne Lushnje!

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e djeshme vendin tonë ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha pothuajse ne te gjithe territorin.

Era e fortë dhe shiu me shtrëngata ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona ne Lushnje dhe Divjakë si pasojë e dëmtimit të linjave të transmetimit nga thyerja e pemëve nga era e fortë ku nuk kane munguar edhe rrezimi i shtyllave nga era. OSHEE Lushnje njofton se puna per riparimin e defekteve po vazhdon pa nderprerje qe prej mbremjes se djeshme per te rikthyer energjine ne te gjithe zonat e prekura.

Probleme jane shfaqur edhe ne bujqesi ku ne disa zona era nuk ka kursyer serat dhe vreshtat e fermereve duke i shkaterruar plotesisht. Demet ende jane te pallogaritshme. Ne vijim pritet te kemi nje panorame me te qarte te pasojave te kesaj stuhie.