Reklame:

Ulliri i Bardhi i Lezhes

I BARDHI LEZHES: Olea europaea L. ssp.sativa

SINONIME:  I Bardhë

ORIGJINA:  LEZHE

Pema:  e  fuqishme,  degë  skeletore  në  kënde  të  gjëra.  Kurorë  konike- glogoze mesatarisht voluminoze.  ndërnyje  mesatare   (3-4 cm).

GJETHJA: formë eliptike, gjatësi   mesatare (L=53),     gjërsia mesatare (l=11.5). Raport L/l  (4.6).   Nervatura gjatësore e drejtë (69). Ngjyrë jeshili në gri në faqen e sipërme. Sipërfaqja gjethore e vogël  (S=309 mm²)

LULJA: Kranthi i shkurtër (14.6).   n⁰lule/kranth   i ulët (9-11), renditur (1:6:3).  Strukturë kompakt i shkurtër. Formë vile e cregullt.

FRUTI: Fruti bërthokël me epikarp të zi dhe tul të bardhë. Formë  oval, lehtësisht   simetrik.  Pesha mesatare 2,27gr, Mesatar i gjatë (D=19.1): Diametri   transversal   maksimal,   qëndror   (d=14).   Raport   D/d   (1.36). Epikarp i pluhurizuar me lenticele mesatare.

Endokarpi ka peshë mesatare (0.38g),  i gjatë (D=13),  i gjërë (d=6.9). Diametri D/d (1.9).  Raporti Pulp/Endokarp (4.5).  Forma ovale, baze te ngushte me thep, maje konike.  Lehtësisht asimetrik.  Sipërfaqe e lëmuar, Numuri brazdave fibroze të pakta (5.6)

PJEKJA: ka pjekje te vonëshme dhe të shkallëzuar. Rezistenca e lidhjes së bishtit dobët.

Karakteristika teknologjike: Rendiment te larte vaji, hyrja e shpejte ne prodhim pas  mbjelljes, prodhim periodic, abort i ulet, aftesi te larte rrenjezimi (77).

Rezistent  ndaj  Cycloconium  oleaginum,  Rezistent  ndaj  Pseudomonas

Sevastanoi, i ndjëshem ndaj Bractocera oleae. Rezistent ndaj të ftohtitt dhe ndaj thatësirës. Eshtë forma më e mirë në popullatën e ullirit të bardhë.

PËRDORIMI: Destinacion Vaj.  Ka 25% vaj ne frut.

ZONA E PËRH APJES: Lezhë, Shkodër, Malsi e madhe.