Reklame:

Menyrat si te ndiheni me afer natyres edhe nese jetoni ne qytet!

Për të pasur një shëndet më të mirë dhe një mirëqenie fizike apo mendore duhet të kalojmë më shumë kohë me natyrën.

Më poshtë do të rendisim 5 mënyrat se si të ndjeheni më afër me natyrën dhe pse mund të jetoni në qytet.

Adaptoni rutinën tuaj

Sipas hulumtimeve të Universitetit të Exeter Medical School, dy orë në javë të shpenzuara në natyrë mund të japin shëndet dhe mirëqenie të konsiderueshme. Dr Mathew White, i cili udhëhoqi studimin, sugjeroi se një ndjenjë e qetësisë mund të ishte çelësi. Një mënyrë e thjeshtë për të frymëzuar qetësinë mund të ishte dhe një kafe në kopësht ose madje afër një dritareje të hapur. Gjithashtu, duke shkuar jashtë gjatë pushimit të drekës apo duke parë qiellin para se të shtriheni në shtrat të japin një shëndet të mirë.

Kushtojini vëmendje asaj që është rreth jush

Leanne Mançester nga Trustet e Wildlife inkurajon njerëzit që të shohin më nga afër bimët, pemët dhe madje edhe barërat e këqija.

“Ndaluni për të parë bletët që po lulëzojnë rreth luleve. Ka jetë kudo, por duhet të ngadalësoni, ndaloni dhe vini re”, thotë ajo.

Ndërsa Jo Phillips, drejtor i Shoqatës së Shkollave Pyjore, sugjeron se do të ishte mirë të kërkoje “pesë gjëra të bukura” për të angazhuar shqisat tuaja. Këto 5 gjëra mund të jenë: një lule, retë, një pemë ose drita natyrore.

Ndaluni në natyrë

Nëse nuk merrni autobusin për të shkuar në punë ose nëse bëni një shëtitje në natyrë gjatë pushimeve në punë janë mënyra të thjeshta për të rritur ekspozimin ndaj natyrës, thotë Manchester.

Phillips sugjeron që nëse shëtitjen po e bëni me dikë tjetër dhe aq më shumë nëse personat janë fëmijë duhet që herë pas here të flisni për elementet që ka ju kapur syri në mënyrë që të bëni gjithçka që mundeni për të siguruar që prindërit e së ardhmes të kenë përvoja të paharrueshme në natyrë, dhe ata t’ua kalojnë atë njohuri fëmijëve të tyre”.

Gjeni hapësirat e gjelbra online

Me më shumë se 62,000 hapësira të gjelbra urbane në Britaninë e Madhe, natyra nuk duhet të jetë kurrë larg. Wildlife Trusts ka një hartë online kërkuese të rezervave të saj natyrore, pothuajse të gjitha kanë hyrje të lirë, gjithashtu ofron një listë të rezervave natyrore të arritshme.

Sillni natyrën në dritaren tuaj

“Për ata që nuk mund të dalin jashtë, kafazet e zogjve afër një dritareje apo dhe mbajtja e bimëve të vogla në dritare mund të jenë një mënyrë e mirë për të pasur më pranë natyrën”, thotë Francis. Si pjesë e fushatës “Wild Days Trust”, një paketë 30 ditore është projektuar për të ndihmuar në kujdesjen e banorëve të shtëpive, që ata të ndjehen më afër natyrës.