Reklame:

Pse Mesdheu po preket gjithnje e me shume nga stuhi te dhunshme e dallge te nxehti ekstrem?

Moti gjatë verës po bëhet gjithnjë e më shumë i nxehtë dhe i padurueshëm: Dallgë të gjata të nxehti që ndërpriten në mënyrë të papritur me stuhi të dhunshme.

Po ku ka përfunduar vera e dikurshme e mirë mesdhetare që garantonte temperature maksimale 30 gradë dhe reshje mjaftueshmërisht frekuente?

Shkak është ndryshimi i roleve mes dy figurave që dominojnë motin tonë anticiklonin e azoreve dhe atë afrikan.

Krahasuar me verën e viteve 70-80 dhe të 2000, në periudhën e parë ishte i zakonshëm zgjerimi drejt jugut i anticiklonit azorian, ndërsa në të dytën është gjithnjë e më e zakonshme ringjitja drejt veriut e atij afrikan.

Deri në vitet ’80 ishte më e zakonshme i pari ndërsa dallgët e të nxehtit të diktuara nga ai afrikan ishin më pak të zakonshme, për të mos thënë të pamundura. Ndryshe ndodh pas viteve 2000 ku anticikloni i azoreve është gjithnjë e më pak i pranishëm dhe në vend të tij është gjithnjë e më i pranishëm ai afrikan, që sjell masa ajri ekstremisht të nxehta .

Dhe pikërisht me ardhjen e shfryrjeve të ajrit të freskët atlantik ose të Europës veriore, ndodhin katastrofa që kronikat e motit të këtyre ditëve po i tregojnë.

Për fat të keq, në vitet e ardhshme tendenca është ajo e të pasurit gjithnjë e më shumë verë më të nxehtë, të karakterizuara nga prania e anticiklonit subtropikal.