Reklame:

10 ushqimet qe ju mbrojne nga rrezet e demshme te diellit

Disa ushqime te pasura me vitamina dhe antioksidante rrisin fuqine mbrojtese te lekures dhe te flokeve nga rrezet e demshme te diellit. “Pa diskutim qe te rendesishme jane nje krem i mire kunder diellit dhe mosekspozimi ne oret me te nxehta ne diell, por ka edhe disa ushqime qe permbajne substanca qe na mbrojne nga brenda nga stresi oksidativ per shkak te ekspozimit ndaj rrezeve UVA dhe UVB”, shpjegon Marcella Ribuffo, drejtor i Unità di Dermocosmetologia dell’Istituto Dermopatico dell’Immacolata.

“Sot ka ilaçe per lekuren dhe floket, te cilat merren nga goja gjate sezonit te veres, per te neutralizuar demet e diellit, por ne pergjithesi rekomandohet nje diete e pasur me Omega 3 dhe vitamine B, si dhe fruta dhe perime, sidomos nese jane me ngjyre”, shpjegon eksperti.

Kjo eshte lista e dhjete ushqimeve qe ndihmojne per te mbrojtur lekuren dhe trupin nga demtimi i mundshem nga rrezatimi diellor.

  1. Domatet– Ato te pjekura mire jane te pasura me likopene, nje substance qe jep ngjyren karakteristike te kuqe dhe qe ka veti antioksidante.
  2. Çaji jeshil– Luan nje funksion antioksidant per shkak te nje elementi qe quhet katekine.
  3. Kakao– Vetite antioksidante jane per shkak te flavonoideve.
  4. Manaferrat– Manaferrat dhe frutat e pyllit jane te pasura me pigment vjollce, te cilat ofrojne efekte mbrojtese per berthamen e qelizes.
  5. Peshku– Sardelet dhe salmoni jane veçanerisht te pasura me Omega 3, keshtu qe ato sherojne membranen qelizore te demtuar.
  6. Veza– Eshte e pasur me vitamine B, e cila po ashtu kuron membranen qelizore te demtuar.
  7. Karota– Permbajtja e larte e karotenoideve, rrit nivelet e melanines, qe mbron lekuren.
  8. Kajsia– Eshte nje frut i pasur me minerale dhe vitamina A dhe C, gjithashtu ofron pak kalori.
  9. Speci i kuq dhe i verdhe– Edhe ne kete rast, ngjyra tipike e tyre eshte per shkak te pranise se karotenoideve. “Fuqia” e tyre eshte perqendrimi i madh i molekulave antioksidante.
  10. Shafrani i Indise– E shkelqyer per te mbrojtur lekuren dhe trupin nga demet e mundshme nga rrezet e diellit, fale vetive anti-inflamatore.