Mot i pazakonte ne mes te veres me stuhi dhe shtrengata shiu pushtoi shqiperine mbremjen e 11 korrikut duke lene edhe pasoja te shumta.
Ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta si pasoje e eres se forte u rrezuan peme dhe shtylla te energjise elektrike.
Ndersa punonjesit e OSHEE Lushnje riparuan defektet ne sistemin elektrik ne zone, nga stafi i AdZM Fier, po punohet per ristabilizimin e rrjetit te rrugeve dhe shtigjeve te zena nga druret e rene ne pyllin e pishes.
Duke patur parasysh se jemi ne mesin e sezonit turistik, AdZM Fier po punon intensivisht fill pas stuhise se disa diteve me pare per te kthyer gjendjen e parkut sa me te aksesueshem per vizitoret dhe turistet e shumte te cilet jane te pranishem çdo dite ne kete kohe ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta.