Reklame:

Arra e Kuqe dhe kultivimi i saj

Ata që për herë të parë e shohin arrën e kuqe mund të mendojnë për një produkt normal të ngjyrosur ose jo natyrale. Arra e kuqe është krejtësisht natyrale. I vetmi ndryshim nga arra normale është se membrana e brendshme është e kuqe. Vendi i lindjes së saj  konsiderohet të jenë vendet përreth luginës së lumit Danub.

Arra e kuqe edhe pse jo me shumicë, është kultivuar në shumë vende ku bëhet kultivimi i arrës. Variteti i parë i arrave të kuqe u regjistrua nga Knoop në Holandë në 1793 dhe më vonë u zgjerua në rajonet gjermanofolëse si RoteDonaunuss ( Arra e Kuqe Danubi). Në vitet 1930, u kryen studimet serioze  në Institutin Geisenheim në Gjermani dhe u krijua një bankë gjenesh. Varietetet e përzgjedhura këtu gjithashtu kanë qenë burimi i shumë varieteteve të reja.

Egzistojnë varietete të sjellura nga Gjermania në Francë, dhe në SHBA me kryqëzimin e një lloji arre të kuq Francez me  llojin Howard është  përfituar lloji i ri  Robert Livermoren.  Instituti i Kërkimeve Nikita në Krime ka zhvilluar një lloj të ri të ashtuquajtur Purpurovy.
Disa llojeve  të arrave të kuqe dhe prejardhja e tyre janë treguar më poshtë:
 
RoteDonaunuss (Austria), R. Poysdorf (Austria), Aufhauser Baden (Gjermani), RedRief (Gjermani), WisniczCzerwony (Poloni), NoixRouge (Franca), Rubis (Franca), Gubler I, II, III, IV (Zvicra), Sychrov (Republika e Çekisë), Hospozin (Republika e Çekisë), Kirschnuss (Republika e Çekisë), Kardinal (Republika e Çekisë), R. Livermore (SH.B.A), YoloRed (SH.B.A), BuzsakiPirosbelu (Hungaria) ve Purpurovy (Ukraina-Rusia)
Arra e Kuqe në Turqi

Lajmi  u shfaq për herë të parë, si e para në botë dhe pastaj e dyta në Turqi. Siç shihet më sipër, historia e arrave të kuqe ka një histori që shkon shumë shekujsh më parë. Opsioni i vetëm i mbetur është e para  në Turqi. Nëse publikohen detajet e zhvillimit të këtij lloji, që thuhet se janë zhvilluar me 16 vjet punë, mund ta vlerësojmë këtë çështje në mënyrë më të detajuar. Së paku llojet e huaj dhe ato  vendase që janë pëdorur për kryqëzim, koha e lulëzimit, nevoja për polenizues dhe informacionet rreth rendimentit janë të rëndësishëm. Natyrisht,  pasi që këtu përmenden 16 vite, po supozojmë se ekziston një kryqëzim.
Për këtë temë Profesori i Universitetit KSU(Universiteti Karhamanmarras) të Faklultetit të Bujqësisë Doc. Dr. Mehmet Sütyemez tha se ata ishin krenarë për atë që i kishin përfituar Turqisë- arrë me ngjyrë të kuqe.

Sütyemez duke na e kujtuar që Kahramanmaraş’i është një qytet që ka prioritet sa i pëket kulturës së arrës, shpjegoi që më parë kishin bërë  kultivimin dhe regjistrimin e 4 llojeve  të reja të arrave . Sütyemez deklaroi se varietetet e pëfituara në bujqësinë turke janë ndër llojet më të kërkuara në vend.

Sütyemez duke theksuar që lloji “Maraş 18″është një lloj arre që është jashtëzakonisht rezistent ndaj larvave të brendshme, bisedën e vazhdoi si më poshtë:

‘Sütyemez 1’,  lloji që ne kemi e zhvilluam ca kohë më parë, është tani ndër llojet  standarde dhe më i madhi në botë. Përveç kësaj, në botën e kultivimit të arrës, fjalën arrë veshull e kemi bërë të njohur ne si universitet. Arra të cilin e kemi emëruar si  ‘Maraş 12’ përbëhet nga një grumbull arrash ku në një veshull gjenden deri në 25 arra.

Sütyemez së bashku me ekipin duke qenë të motivuar për t`i pëfituar gjëra të reja shtetit, pas 16 vite punimesh kanë arritur të arrijnë në përfundim të punimeve për arrën e kuqe, produkt i cili do e tërheq vëmendjen e konsumatorëve.

Duke theksuar se ata filluan të marrin rezultatet e studimit për arrën e kuq, Sütyemez  u shpreh që”Tani mund të shprehim qartë se punën pë zhvillimin e arrës me thelb ngjyrë të kuqe e kemi përfunduar. Sipas llojeve standarte të arrave, ne kemi zhvilluar një gjenotip arre me një ngjyrë të kuqe. “

Sütyemez tha që lloji i arrës së kuqe nuk ka dallim për nga shija nga llojet e tjera.

Sütyemez tha që  ky lloj  i ri për shkak të ngjyrës së kuqe do ti tërheq vëmendjen konsumatorëve  dhe sigurisht   ky lloj do të gjejë treg të rëndësishëm. “Shpresojmë të sjellë gjithë të mira për kultivimin e arrës në vendin tonë dhe në tërë botën. Ai u shpreh që ”  Do të fillojmë punimet për kultivimin e këtij lloji, që prej vitit të ardhshëm do të krijohen plantacionet. Në kohë më të afërt do të jenë të gatshëm për konsumatorë.

Sütyemez u shpreh që ky lloj i arrës së kuqe i emëruar “KSÜ” në radhitje zë vendin e parë në Turqi dhe vendin e dytë në botë.

 
Kultivimi i Arrës së Kuqe
Para së gjithash mund të cekim që bima, fruti dhe shija e arrës së kuqe nuk dallojnë nga arrat normale, ashtu që  i vetmi ndryshim midis tyre është se membrana e brendshme ngjyrë kuqe e shëndritshme  në vete përmban albenis. Ndryshimi që do të shfaq ky dallim, duke pasur parasysh faktin se do të sigurojë një treg në sektorët e farërave, pastiçerisë dhe furrës, si dhe  në sektorët që kërkojnë produkte të jashtëzakonshme, duhet të shqyrtohet  duke marrë në konsideratë periudhën e  kultivimit të këtij lloji.
Nëse mbjellja do të bëhet për hobi, atëherë çështja më e rëndësishme që duhet pasur kujdes është klima e zonës ku do të bëhet kultivimi. Në zonat ku ekziston rreziku i ngricave të pranverës së vonshme, mbjellja e një lloj gjetheje të hershme do të rezultojë në pamundësinë e marrjes së produktit. Çështja e dytë nëse arra e kuqe nuk është produktive, pollenizuesi i duhur duhet të mbillet ose të jetë i pranishëm pranë arrës së kuqe.
Çështjet që duhet të merren parasysh në kultivimin e arrës për qështje biznesi, në lidhje me klimën dhe llojet e polenizuesve  të përmendura në kultivimet për qëllime hobi,  mund të përmblidhen si më poshtë:
Së pari duhet të kryhet hulumtimi i tregut. Arra e kuqe  sigurisht do të ketë një treg, por çmimi do të jetë më i lartë se arrat normale. Arsyeja e parë për këtë është se prodhimi i të gjitha varieteteve të lartpërmendura është i ulët në krahasim me varietetet Chandler dhe Fernor që aktualisht mbillen shumë dendur.
Në mënyrë që të mos zhvishet membrana e kuqe dhe të mos bie cilësia e produktit, nevoja për vjelje më të kujdesshme dhe procesi i nxjerrjes së thelbit do të rritë kostot. Në plantacionin e mbyllur së bashku me arrën e kuqe duhet të mbjellen edhe lloje të  tjera të arrave normale. Përzierjara e arrës së kuqe dhe atyre të bardha gjatë vjeljes  do të krijojë probleme  në shitje.
Për këtë arsye, pasi të pëcaktohet lloji bazë, nëse është  nevoja për polenizues, atëherë polenizuesi duhet të zgjedhet nga llojet e arrave të kuqe.
 
Rezultati
Turqia si prodhues më i madh i arrës, në të njëtën kohë është edhe njëri nga shtetet importues dhe konsumues i madh i kësaj frute.
Në një treg kaq të madh, arre e kuqe me siguri do të gjejë një vend për vete. Universiteti ynë merr një përgjegjësi të madh duke i siguruar kultivuesve një produkt të ri të ashtuquajtur Arra e Kuqe. Meqënëse shteti dhe universiteti ynë  janë 50 vite prapa prej vendeve të tjera të botës në fushën e kultivimit të llojeve të ndryshme të arrave klasike, këtë mungesë do e plotësojnë duke bërë studime dhe zhvilluar së bashku  arrat klasike me  ato të kuqe (për rajonet me klimë të butë dhe me klimë të ftohtë) në kushtet e përshtatshme të vendit.