Reklame:

Konsumi i melçise, vlera te shumta per shendetin!

Mishrat e organeve te brendshme te kafsheve dhe shpendeve perfshire ketu, melçine, stomakun etj, konsiderohen si super-ushqimet e natyres.

Melçia e viçit, pules, roses etj, jane me vlera te medha ushqyese dhe kjo eshte edhe arsyeja se perse nga ben mire t’i konsumojme ato.  Si fillim, ia vlen te permendet se melçia, siguron nje doze te larte te vitamines A, B, magnezit dhe fosforit, prandaj ia vlen edhe te konsumohet.

  1. Sasi te larte te vitamines B12

Vitamina B12, rrit numrin e qelizave te kuqe te gjakut dhe permireson funksionin qelizor. Nese ju nuk merrni sasine e duhur te vitamines B12 atehere do te jeni shume nervoze, te lodhur, do te keni muskuj te dobet, erresim te shikimit, ndryshim humori etj.

  1. Burimi i Madh i Vitamina A

Melçia eshte nje nga burimet me te medha te vitamines A. Vitamina A eshte nje vitamine e tretshme ne yndyre, qe vepron si nje antioksidant, duke ndihmuar ne reduktimin e inflamacionit nepermjet luftimit te demtimit te radikaleve te lira. Nevojitet per shikimin dhe shendetin e syve, shendetin e lekures, shendetin e gjendrave tiroide, etj.

  1. Shume e larte ne hekur, duke ndihmuar ne parandalimin e anemise

Nese vuani nga ndonje anemi, atehere melçia do te jete gjeja me e mire per ju. Ajo permban nje kombinim perfekt te folatit, hekurit dhe vitamines B12. Keto jane tre vitamina dhe minerale qe ju nevojiten per te zhdukur anemine.

  1. Nje ushqim i mrekullueshem gjate shtatzenise dhe per fertilitetin

Melçia eshte praktikisht ushqimi i persosur per shtatzenine, duke siguruar proteina, B12, hekur, folate dhe ushqyes te tjere kyç per shendetin riprodhues dhe zhvillimin e fetusit. Melçia gjithashtu siguron vitamine A per grate shtatzena qe ndihmon ne reduktimin e stresit oksidativ.

  1. Ndihmon per te detoksifikuar edhe vete melçine e njeriut

Melçia ndihmon ne pastrimin dhe filtrimin e mbeturinave te gjakut , por per ta realizuar kete funksion ajo kerkon ushqyes te tjere. Vitamina B qe gjendet ne melçi, sidomos folati, ndihmojne per detoksifikimin e trupit.

  1. Burim i mire i proteinave

Melçia siguron proteina, te cilat jane te nevojshme per nje shendet te mire dhe pa probleme.

  1. Lufton semundjet

Melçia eshte perdorur gjeresisht nga mjeket per kurim per vite me radhe. Sipas studimeve te koheve te fundit eshte zbuluar se, melçia lufton semundjet e zemres, çrregullimet e tretjes, kancerit, turbekulozit etj.