Reklame:

Melekuqja, nje nga drithrat me te rendesishem ne bote

Melekuqja ka origjinën në Afrikë, edhe pse tani mund të gjindet në të gjithë botën.

Është drithi i pestë më i rëndësishëm në botë. Melekuqja konsiderohet si drith esencial për mbijetesën e njerëzimit.

Melekuqja është drith i lashtë; thuhet se është mbledhur rreth 8000 vjet më parë. Melekuqja përdoret për bërjen e bukës me dhe pa maja. Në Afrikë përdoret edhe si kuskus. Disa lloje të pijeve bëhen nga melekuqja. Po ashtu përdoret edhe për prodhimin e biokarburantëve.

Veç këtyre, melekuqja përdoret edhe për materiale ndërtimi, zbukurimin e luleve dhe për ushqim të kafshëve.

Melekquja ndihmon në tretjen e ushqimit. Ndihmon në parandalimin e kancerëve të ndryshëm, pasi që melekuqja vepron si antioksidues dhe ka veti antioksiduese që nuk mund të gjenden në ushqime tjera.

Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zorrëve. Për më tepër, parandalon sëmundje si osteoporoza dhe artriti.

Melekuqja ndihmon në qarkullimin dhe zhvilimin e qelizave të kuqe të gjakut. Veç këtyre, melekuqja ndihmon në forcimin e imunitetit dhe rritjen e energjisë.

Vitaminat që melekuqja përmban janë: tiamina, riboflavina dhe niacina

Mineralet që melekquja përmban janë:kalciumi, hekuri, fosfori, kaliumi etj.