Reklame:

AKU, ‘aksion’ ne Korçe, Fier dhe Pogradec – 3.7 milione leke gjobe ne 6 subjekte!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ‘aksionet’ e kontrollit ushqimor në të gjithë Shqipërinë. Sipas njoftimit zyrtar, kësaj here Drejtoria Rajonale e AKU, dega Korçë dhe Fier, ka vendosur 14 gjoba në Korçë, Pogradec dhe në Fier.

Në total janë gjobitur 6 subjekte në vlerë 3.7 milionë lekë gjobë. AKU pas kontrolleve rigoroze në markete, supermarket, byrektore dhe subjekte të përpunimit të qumështit njofton se ka bllokuar dhjetëra kg produkte të pasigurta për konsum, me destinacion asgjesimin.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se shkeljet e konstatuara janë kryesisht  për ushtrim të aktivitetit pa disponim të liçencës përkatëse, për mungesë të kushteve higjeno – sanitare apo hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar të përdorimit.