Reklame:

KFC, tani ka mish edhe per vegjetarianet

KFC po lançon një version vegan për burgerin me pulë në Mbretërinë e Bashkuar.

Zinxhiri i fast food-eve po e quan këtë risi “Mashtruesi”. Ai do të shitet në disa restorante të zgjedhura për 4 javë. Përbëhet nga mish i grirë dhe majonez vegan.

Mishi i grirë është një zëvendësim i mishit origjinal, sepse përbëhet nga proteina dhe kërpudha të fermentuara. KFC e përshkruan këtë burger si “triumfi i hiles”.

Gjatë muajit Maj, McDonalds lançoi burgerin pa mish në dyqanet në Gjermani, një nga tregjet e saj më të mëdha ndërkombëtare.

Ky është një trend që po rritet me shpejtësi të madhe për të gjetur alternativa të tjera të mishit për të ndryshuar dietat e konsumatorëve dhe për të reduktuar dëmin që i bëhet mjedisit.

Sipas Euromonitor International, globalisht tregu me pakicë i zëvendësuesve të mishit mund të rritet nga 18.7 miliardë dollarë në vitin 2018 në 23 miliardë dollarë në vitin 2023. (CNN)