Reklame:

Lancohet aplikacioni per bujqesine ‘Fermeri’

Ne Kosove është bërë lancimi i aplikacionit për bujqësine “fermeri” të cilin mund t’a shkarkoni në sistemin operativ “android” dhe “IOS”, si dhe përmes google nëse e kërkoni me emrin: fermeri.app.

Përmes këtij aplikacioni ju mund të merrni informata rreth kultivimit të kulturave bujqësore, të pyetni agronomin dhe të kërkoni punëtor.

Aplikacioni “Fermeri” është një shërbim i kompanisë Prishtina Cosnulting Group Sh.P.K. i zhvilluar me përkrahjen e Komunës së Prishtinës dhe RESI (Rural Economic Sustainability Initiative – RESI Project). Aplikacioni mundëson fermerët të regjistrojnë të mbjellurat e tyre dhe të marrin receta dhe këshilla falas për rritjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

Përmes aplikacionit, fermerët do të pranojnë njoftime cdo javë për mirëmbajtjen e të mbjellurave të tyre. Fermerët mund të komunikojnë direkt përmes chat me një grup profesional të agronomëve në rast se hasin në çfarëdo problemi me të mbjellurat e tyre.