CERJE : Olea europaea L. ssp.sativa
SINONIME: Verdhac
ORIGJINA: VLORE
Pema: e fuqishme, ka kurore kupore globoze te rralle, dege skeletore dhe veshese te dendura. Ndernyje mesatare-gjata (3.5-4).
GJETHJA: Forme eliptike, maje dhe baze rrethore, pjeserisht e perdredhur. Gjatesia mesatare (L=55), gjersia mesatare (l=12.9). Raport L/l (4.6). Nervatura gjatesore e drejte (80), e perdredhur (17). Ngjyre jeshil i shndritshem ne faqen e siperme. Siperfaqja gjethore mesatare-madhe (S=514).
LULJA: Kranthi i gjate (33). n⁰lule/kranth i ulet-mesatar (17.1) renditur (1:9:7). Ka strukture i rralle dhe i gjate. Forme panikul.
FRUTI: Fruti berthokel me epikarp i kuq-verdhe dhe pulpe roze. Forme oval, simetrik. Pesha mesatarisht e madhe (4.7), Mesatarisht i gjate (D=26.3): Diametri transversal maksimal, qendror (d=17.8). Raport D/d (1.5). Epikarp me lenticele te shumta.
Endokarpi peshe te madhe (0.55), mesatar i gjate (D=17), i gjere (d=8). Diametri D/d (2.1). Raporti Pulp/Endokarp (7.6). Forma ovale. Lehtesisht asimetrik. Forma e bazes rrethore e vogel, maja e ngushte. Siperfaqe e lemuar, Numuri brazdave fibroze mesatare (8.2).
PJEKJA: mesatarisht e hereshme, e njekoheshme. Rezistenca e lidhjes se bishtit dobet.
Karakteristika teknologjike: Raport pulp/endocarp (7.6), futet heret ne prodhim, Abort vezori i madh (21), autosteril, prodhim periodik i ndjeshem ndaj Cycloconium, shume i ndjeshem ndaj Pseudomonas Sevastanoi dhe Bractocera oleae. Rezistent ndaj te ftohtit.
PËRDORIMI: Tryeze dhe Vaj. Permbajtja vaj ne frut mesatare (22%).
ZONA E PËRHAPJES: Perhapje sporadike ne zonen e lumit te Vlores.